Ulërimat e panikut të përziera me zhurmën e armëve ishin në aeroportin e Kabulit në mes të kaosit të ri, ndërsa mijëra afganë të dëshpëruar për të shpëtuar nga sundimi i talebanëve iu lutën trupave që të lejoheshin në aeroplanët e vetëm që po shkonin jashtë vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa gra janë filmuar duke “ngritur duart” përmes kangjellave të hekurta drejt trupave amerikane ndërsa bërtisnin ‘talebanët po vijnë’ në pamjet që qarkullojnë në llogaritë afgane të mediave sociale këtë mëngjes.
Ndërkohë më shumë pamje kapën të shtëna armësh që binin mes turmave në portën veriore të aeroportit gjatë natës dhe këtë mëngjes ndërsa burra, gra dhe fëmijë u grumbulluan pranë tij.
Siç vë në pah DailyMail, personat e armatosur talebanë tani kanë rrethuar aeroportin – e vetmja rrugë jashtë Afganistanit për mijëra refugjatë të bllokuar në kryeqytet dhe provincat e afërta – dhe po kontrollojnë dokumentet e atyre që përpiqen të arrijnë në të.
Kjo do të thotë se përkthyesit afganë dhe të tjerët që mbajnë viza që do t’i lejonin ata në fluturimet e evakuimit, janë fshehur pranë aeroportit, të frikësuar dhe duke u përpjekur të arrijnë në pistë.
Për të parë se sa e rëndë është bërë situata, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u detyrua të pranojë të martën se nuk ka asnjë garanci që të gjithë qytetarët amerikanë dhe mbajtësit e vizave do të jenë në gjendje të largohen nga vendi para se trupat të tërhiqen më 31 gusht.
Fluturimet që supozoheshin të transportonin mijëra njerëz jashtë vendit çdo ditë deri më tani kanë nisur me vetëm disa qindra në bord, me Britaninë e Madhe duke evakuuar rreth 370 persona nga e diela deri të hënën.
Gjeneral Sir Nick Carter, kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, i tha BBC Radio 4 se Britania ‘shpreson’ të nxjerrë 1.000 njerëz sot me shtatë fluturime evakuimi – megjithëse u detyrua të pranojë se kjo është e mundur vetëm me ‘bashkëpunim’ me talebanët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?