Taksa bullgare dha efektet e para, filloi rritja e çmimit të gazit në Maqedoni

Furnizuesit, të cilët kanë kontratë të drejtpërdrejtë me ‘Gazprom’ filluan ti të rrisin çmimet me 10 euro, duke inkorporuar taksën e vendosur në Bullgari. Në vend kemi dy furnizues të tillë, njëri është TE-TO dhe tjetri është një kompani në Maqedoni që përdor tërësisht gazin rus. Ata tashmë po bëhen jo konkurruese në tregun vendor duke furnizuar gaz natyror rus, thonë nga Ministria e Ekonomisë. Kreshnik Bekteshi tha se aktualisht nuk do të ketë ndikim në rritje të çmimit të konsumit të brendshëm pasi që kanë të siguruar gjysmën e konsumit vjetor para se të aplikohet taksa e tranzitit të gazit rus që kalon përmes Bullgarisë.
“Sasitë e çliruara janë për gazin e Azerbejxhanit, nga furnizuesi LNG që vijnë nga terminalet e Turqisë dhe Greqisë. Ka gaz që vjen edhe nga SHBA-të dhe burimet tjera, por nuk ka aspak gaz rus që vjen drejt nesh. Nëse lirohen edhe 200 milionë m3 gaz për Maqedoninë do të ketë zero shpenzim të gazit rus dhe kjo do të shkojë në dëm të disa furnizuesve, por do të shkojë në interes të qytetarëve”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Nga 1 nëntori ngrohja qendrore u shtrenjtua 4,51% për 58 mijë konsumatorët në Shkup. Madje nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thanë se kjo është rritja minimale, duke iu falënderuar energjisë termike që blihet me çmim të ulët nga TE-TO. Kreu i këtij rregullatori Marko Bislimovski tha se po të mos blihet energji termike nga TE-TO mund të shtrenjtohet shumëfish ngrohja qendrore. Ministri Bekteshi tha se janë duke kërkuar burime tjera që të mos paguajnë taksën e gazit rus, e mos të ketë rritje çmimesh.
“Qytetarët duhet të jenë të qetë për ngrohjen dhe për një pjesë të industrisë, ne nga viti kaluar tani më i kemi siguruar sasitë, në të cilat nuk do të ketë asnjë ndikim aplikimi i taksës 10 euro. Por, nëse ka nevojë të shfrytëzohet energjia termike nga TE-TO, atëherë do të mund të ketë ndikim sepse TE-TO shfrytëzon gaz që është i blerë nga ‘Gazprom’ në Republikën e Maqedonisë. Shpenzimi total është rreth 400 milion m3 gaz natyror, ne pothuajse për gjysmën i kemi liruar kapacitetet kurse për pjesën e mbetur është patjetër të furnizohemi nga ‘Gazprom’”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Autoritetet tona akoma nuk kanë marrë përgjigje nga Komisioni Evropian dhe Bashkësia energjetike Evropiane për ankesat që kanë drejtuar nga vënia e taksës së gazit rus që transitohet përmes Bullgarisë.
Nëse këto nuk sigurohen, vet kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se mund të ketë rritje për 20% të ngrohjes qendrore dhe energjisë elektrike, që si pasojë mund të ketë edhe rritje të çmimit të ushqimeve. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës