LAJMI I FUNDIT:

Takim i Pendarovskit me shefat e diplomacive shtetërore: Përkrahje për integrimit e vendit tonë në BE

Takim i Pendarovskit me shefat e diplomacive shtetërore: Përkrahje për integrimit e vendit tonë në BE

Kryetari Stevo Pendarovski sonte pranoi ministrat e MPJ-ve të Litanisë, Letonisë dhe Polonisë dhe zëvendëssekretarin për Çështje Evropiane të Estonisë, vendet e të cilëve janë pjesë e grupi ‘Miqtë e zgjerimit’.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, kryetari falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë kontekst, ai riafirmoi pritjet se metodologjia e re që do të miratohet gjatë këtij muaji do të krijonte mundësi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim gjatë kryesimit kroat në BE”, thuhet në njoftim.


Pendarovski ka theksuar se vendi, duke zbatuar agjendën evropiane, gjatë periudhës së kaluar ka dëshmuar pjekuri politike dhe përkushtim maksimal në sigurimin e të ardhmes evropiane dhe euroatlantike.

“Në këtë drejtim e theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, si kontribut i rëndësishëm në përforcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës juglindore, por edhe për vet BE-në, me të cilën ndajmë të njëjtat vlera”, thuhet në njoftim.

Duke folur për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunim si një ndër parakushtet kryesore për rajon stabil dhe të siguri, Pendarovski ka folur për Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, që paraqesin rezultat pozitiv për Ballkanin./Telegrafi/