LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Vucic: Të mirat nga Ballkani i Hapur po bëhen realitet

Kovaçevski – Vucic: Të mirat nga Ballkani i Hapur po bëhen realitet

Angazhimet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për promovimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e shoqërive demokratike për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë ishin tema e bisedës në takimin e sotëm në Mynih mes kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe presidentit serb Aleksandar Vucic, në margjinat e Konferenca së 59-të të Sigurisë në Mynih.

Kovaçevski dhe Vucic theksuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së.

Në takim, siç thonë nga qeveria, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Serbisë shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe nismat aktuale rajonale.


“Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën ratifikimin e Marrëveshjeve të dala nga Ballkani i Hapur, me të cilat më në fund bëhet realitet që qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë mund të punojnë në cilindo nga tre vendet pa marrë leje pune, pa asnjë pengesë, pa aplikimet dhe pritjet, pa kosto administrative”, njoftojnë nga Qeveria./KlanMacedonia

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori