LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Mbështetja e shërbyesve civil ndihmon në rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike

Tahiri: Mbështetja e shërbyesve civil ndihmon në rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike

Me rastin e Ditës së Shërbimit Civil, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri , është takuar me nënpunësit civil.

Duke folur para tyre Tahiri ka thënë se kjo ditë shënon falënderimin për gjithë kontributin që është lënë pas dhe inkurajimin për të vazhduar me përkushtim, ide të reja dhe kreativitet në shërbimin ndaj publikut.

“Shërbyesit Civil janë të parët që ballafaqohen me kërkesat e qytetarëve. Administrata publike që prej fillimit deri në këtë ditë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetit dhe të strukturave tona institucionale”, ka thënë Tahiri.


“Duke ju uruar këtë ditë të veçantë qëndroj i bindur se vetëm duke inkurajuar dhe mbështetur Shërbyesit Civil do të arrijmë t’i vendosim themele të qëndrueshme institucioneve dhe shtetit”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori