LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 12° partlycloudy_night

Tahiri fajëson Idrizin për raportin e ZKA-së, thotë se është më i keqi në historinë e pasluftës për Vushtrrinë

Tahiri fajëson Idrizin për raportin e ZKA-së, thotë se është më i keqi në historinë e pasluftës për Vushtrrinë
Ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri

Ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pas publikimit të raportit vjetor të pasqyrave financiare për Vushtrrinë nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023.

Tahiri në një konferencë për media ka thënë se ky është raporti më i keq në historinë e pasluftës për Komunën e Vushtrrisë dhe se i njëjti, sipas tij, vërteton shkelje të rënda të ligjit, keqpërdorim të buxhetit dhe pozitës zyrtare, shkruan Telegrafi.

“Të gjitha këto shkelje përbëjnë elemente të veprave penale të cilat Prokuroria Speciale dhe Prokuroria e Kosovës duhet t’i hetojë. Zyrtarisht sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, Komuna e Vushtrrisë e ka përformancën më të dobët, më të keqe nga të gjitha komunat në nivel të Republikës së Kosovës. Kjo është për keqardhje, qytetarët e Vushtrrisë nuk e meritojnë një qeverisje me performancë kaq të keqe sepse qytetarët e Vushtrrisë meritojnë më mirë”, ka thënë Tahiri.


Ai ka thënë se kryetari aktual i qytetit, Ferit Idrizi, ka dështuar jo vetëm për të ofruar projekte në të mirë të qytetarëve por sipas tij, edhe projektet që janë kryer ato janë finalizuar me keqpërdorime të mëdha.

Ish-kryetari i Vushtrrisë është shprehur se në këtë raport Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka regjistruar “një sërë shkeljesh” lidhur me punësimet në Komunën e Vushtrrisë, subvencionet e të tjerë, transmeton Telegrafi.

Në këtë konferencë për media, Tahiri ka shtuar se ZKA ka gjetur keqpërdorime edhe në menaxhimin e pronave publike të Vushtrrisë.

“Ka mos-respektim të kontraktave për shfrytëzim të pronave publike, nënshkrim të kontraktave për shfytëzim të pronës publike në mënyrë të kundërligjshme dhe procedura për dhënien në shfrytëzim të pronave publike në mënyrë të kundërligjshme. Të gjitha këto gjetje i involvojnë direkt sidomos kryetarin e komunës. Komuna e Vushtrrisë, sipas raportit të ZKA-së ka bërë shkelje dhe keqpërdorim edhe në kontratat ku ka të bëjë me tejkalim të vlerave të kontratës. Për shembull, projektet kapitale për rregullimin e rrugës “Bekim Berisha”, projekti kapital për rregullimin e rrugës “Lumni Surdulli” janë kontrata me shkleje ligjore ku janë tejkaluar shuma të parashikuara buxhetore”, ka shtuar tutje ai.

Ai ka theksuar se bazuar në këtë raport, ka keqpërdorime edhe në kontratat për material pedagogjik, në kontratat për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, lejet ndërtimore e të tjerë.

Më tej, Tahiri ka potencuar se përgjegjës për të gjitha këto shkelje është kryetari i Komunës, Ferit Idrizi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Kalo në kategori