LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Disa neneve të Kushtetutës iu ka skaduar afati

Tahiri: Disa neneve të Kushtetutës iu ka skaduar afati

Koordinatori për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, në 10-vjetroin e nxjerrjes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka thënë se “një numri të madh të ligjeve dhe neneve kushtetuese iu ka skaduar afati”.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sprovat dhe praktikat e ndërtuara tregojnë se ndryshimet duhet të reflektojnë kontekstin, njëkohësisht duke ruajtur vlerat e sendërtuara dhe avancimin e mëtejmë në funksion të shtet-ndërtimit”

Postimi i plotë i Tahirit:


“Kur po shënojmë 10 vjetorin e Kushtetutës, është me rëndësi të bëjmë tri konstatime:

1. Është dokument i avacuar që përmbush standardet ndërkombëtare në raport me organizimin dhe ndarjen e pushtetit, përmbushjen e të drejtave të njeriut dhe respektimit të plotë të lirive dhe të drejtave themelore të pakicave.

2. Si dokument historik dhe juridik, Kushtetuta jonë ka përmbushur qëllimin politik për të shërbyer si akti themelor pas shpalljes së pavarësisë dhe duke qenë ombrella e ligjeve që i kemi në fuqi.

3. 10 vjet pas, një numri të madh të ligjeve dhe neneve kushtetuese iu ka skaduar afati. Është me rëndësi që në një të ardhme të afërt të ketë një trajtim serioz të shkallës së aplikushmërisë së Kushtetutes dhe zbatimit praktik të ligjeve që derivojnë nga ky dokument.

Në këtë frymë, sprovat dhe praktikat e ndërtuara tregojnë se ndryshimet duhet të reflektojnë kontekstin, njëkohësisht duke ruajtur vlerat e sëndërtuara dhe avancimin e mëtejm në funksion të shtet-ndërtimit” (sic.), ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori