I lum Llapi për Tahir Batatinën! Njeri fantastik, që ndryshe konsiderohet si zemra dhe shpirti i Llapit. Një ish-ushtar i UÇK-së, tani pjesëtar i FSK-së dhe magjistër i Shkencave Sportive. Njëherësh biznesmen mjaft i suksesshëm. Nga xhepi i tij financon Llapin, në të cilin klub jep shumë paga, ndërsa vetë punon pa para, si trajner. Po korr rezultate fenomenale dhe seriozisht ia ka mësyrë Evropës me klubin e zemrës
Futbolli kosovar e ka një njeri shumë të veçantë. Si ai nuk ka kurrkund hiç. Fjala është për Tahir Batatinën, që ndryshe mund të konsiderohet si zemra dhe shpirti i Llapit.
Në futbollin kosovar ka plot trajnerë, por më pak donatorë. Mirëpo, në Podujevë është Batatina, i cili vetë e sponsorizon Llapin, e vet e menaxhon dhe e udhëheq si trajner. Është njeri unik. Të tillë e bëjnë shumë veçori që i ka ai.
Një ish-pjesëtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa tani është pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). Është magjistër i Shkencave Sportive, e po ashtu një biznesmen mjaft i suksesshëm. E tij është ndërmarrja ndërtimore “Batatina”.
Një pjesë të konsiderueshme nga të hyrat e firmës së tij, i investon në klubin llapjan, ku është donatori kryesor tash e një kohë të gjatë, por që ndihmohet mjaft mirë edhe nga “Dumnica Group”, ndërsa më pak nga Komuna e Podujevës.
“Unë jam donatori kryesor i Llapit, pra ndërmarrja ndërtimore “Batatina”, bashkë me “Dumnica Group”. Kurse, Komuna e Podujevës na ka dhënë në shfrytëzim një parking, si infuzion për klubin, por Komuna na ka premtuar se prej janarit do të na ndihmojë edhe më shumë, sepse kështu nuk është aq lehtë”, thotë Batatina në një bisedë me gazetën “Zëri”.
Ai është shumë i shoqërueshëm, saqë nuk përton t’u përgjigjet edhe pyetjeve të atilla që tjetër kush nuk i mirëpret. “Sa para investoj në Llap? Në edicionin e kaluar sa garonim në Ligën e Parë, derisa u inkuadruam në Superligë, i kemi investuar rreth 180 mijë euro. Aktualisht, vetëm paga mujore në skuadër kemi 10 mijë euro, pra brenda një muaji, pa i llogaritur shpenzimet tjera, si udhëtimet, referët, ushqime, e shpenzime tjera, që faktikisht kanë kosto”, shpjegon ai.
“Të jesh donator në një klub të Kosovës nuk është aspak e lehtë, sepse vetëm shpenzon e asgjë nuk fiton. Sinqerisht, shpesh ndodh që familjet tona i lëmë keq, për klubin. Por, dashuria dhe lidhja shpirtërore e emocionale me Llapin na mban të fortë”, pohon Batatina, njeriu më meritor në “rilindjen” e Llapit, i cili tani po shkëlqen në Superligë.
Një trajner fantastik, krejt ndryshe prej trajnerëve tjerë kosovarë, të cilët faktikisht gjithnjë primare kanë kushtet, e pastaj klubin.
“Ky është edicioni im i tretë si trajner. Punoj vullnetarisht, pra pa rrogë, ndërsa vetë unë jap paga për të tjerët. Nuk di që ka ndonjë trajner tjetër në këso rrethana si unë”, thekson Batatina, i cili nuk ndodh t’ua vonojë rrogat lojtarëve, siç ndodh zakonisht në Kosovë.
Ai ndihet krenar me punën që po e bën në klubin llapjan. “Brenda një periudhe të shkurtër kam arritur ta rikthej Llapin në Superligë, ku sot jemi lart në tabelë. Konsideroj se kjo nuk është pak. Po ashtu, kam lexuar shumë se si menaxhohet një klub, andaj gjithçka po shkon mirë. Jemi shumë të lidhur mes veti dhe bashkërisht po korrim suksese”, potencoi Batatina, i cili si trajner i suksesshëm kishte oferta edhe nga disa klube tjera nga Kosova dhe jashtë saj, por i ka refuzuar për një arsye.
“I kam refuzuar sepse dua të jap edhe më shumë për Llapin. Po ju them me sinqeritetin e seriozitetin më të madh. Objektivi im kryesor është pjesëmarrja me Llapin në gara evropiane. Kjo është ëndrra dhe dëshira ime e kahershme. Seriozisht ju them dhe do ta arrij”, thotë Batatina, i cili me Llapin tani po e kërkon edhe titullin e kampionit në Superligë, ku posa ka ardhur nga Liga e Parë.
Llapi i Batatinës aktualisht është i treti në elitë, me 23 pikë, me 7 fitore e 2 barazime, krahas katër humbjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skandal në Evropianin e mundjes, zv.presidenti i Federatës Botërore quan ‘tradhëtar’ sportistin e Shqipërisë

Ish-kapiteni i Realit me kritika të mëdha, tregon katër lojtarët që janë fajtorë për debaklin në Londër

Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Hedhet poshtë ankesa e La Ligas, Dani Olmo dhe Pau Victor kanë drejtë loje për Barcelonën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje