Chelsea
10167 Artikuj
Chelsea Football Club është një klub futbollistik anglez me seli në Fulham, Londër. Krijuar në vitin 1905, klubi aktualisht luan në Ligën Premierdhe. Që nga krijimi i klubit ndeshjet në shtëpi i luajnë në Stamford Bridge.
Chelsea suksesin e parë në histori e kishte në vitin 1955, ku klubi fitoi kampionatin dhe Kupën FA. Klubi ka shijuar shumë sukses në dy dekadat e fundit, duke fituar 17 trofe që nga viti 1997. Brenda Anglisë, Blutë ka fituar pesë tituj lige, dy herë divizionin e dytë (Championshipin) shtatë Kupa FA, katër Kupa të Ligës (Capital One Cup) dhe katër FA Community Shield, kurse në Evropë klubi ka fituar edhe Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës.
Ngjyrat e zakonshme të klubit për fanellat e para janë blu, ndërsa dy të tjerat të bardha dhe zeza. Stema e klubit është ndryshuar në disa raste për ta modernizuar sa më shumë atë. Në stemën momentale, paraqitet një luan duke mbajtur një shkop në këmbë. Klubi ka shikueshmërinë e pestë më të lartë të të gjitha kohërave në futbollin anglez. Në sezonin 2012/13, mesatarja e shikueshmërisë së tyre ishte 41,462, e gjashta më e lartë në Ligën Premier. Që nga Korriku i 2003, Chelsea ka qenë në pronësi të bilionerit rus, Roman Abramovich. Në Prill 2013, ata janë renditur nga Revista Forbes si klubi i shtatë më i vlefshëm i botës, me vlerë 588 milionë funte, duke pasur rritje 18% nga viti i kaluar.
Në vitin 1904, Gus Mears bleu stadiumin atletik Stamford Bridge me qëllim për ta kthyer në stadium futbolli. Një ofertë për ta dhënë me qira te Fulham u hodh poshtë, kështu që Mears mendoi që stadiumi të ishte shtëpia e klubit të tij. Duke pasur një skuadër me emër Fulham në komunë, klubit i’u ofrua një mundësi për të ndryshuar emrin; emra të ndryshëm si Kensington FC, Stamford Bridge FC dhe London FC të cilët ishin anterlativa. Chelsea u krijua më 10 Mars 1905 në pabin “The Rising Sun”. Prezantimi i klubit u bë te Fulham Road, dhe u vendosën në ligë pak më vonë pas kësaj.
Klubi u promovua në divizionin e parë në sezonin e dytë të tyre, dhe për disa vite qëndruan në divizionet e parë dhe të dytë. Ata arritën finalen e 1915 Kupës FA, ku ata humbën nga Sheffield United në Old Trafford, dhe e përfunduan divizionin e parë në vend e tretë gjatë vitit 1920, rezultati më i lartë i klubit në ato kohëra.
Fitorja më e thellë e Chelseat është 13–0,kundër Jeunesse Hautcharage në Cup Winners’ Cup më 1971. Në Ligë Premier fitorja më e thellë është 8-0 kundër Wigan Athletic në 2010-tën. Ndërsa humbja më e thellë është 8–1 kundër Wolverhampton Wanderers më 1953. Zyrtarisht, pjesëmarrje më të madhe të tifozëve në Stanford Bridge është 82,905 në First Division ndeshja kundër Arsenal me 12 Tetorë 1935. Megjithatë, ndeshja miqësore kundër Dynamo Moscow u vlerësua të ketë 100,000 tifozë me 13 nëntor 1945. Ndërsa kapaciteti aktual i Stamford Bridge është 41,837.
Chelsea mbanë rekordin anglez për mbledhjen e pikëve brenda një sezoni (gjithsej 95 pikë), një ashtu edhe gola më pakë të pranuar brenda një sezoni (gjithsej 15 gola), si dhe me numrin e ndeshjeve të fituar në Ligën Premier një sezon (gjithsej 29 lojë).
Chelsea, së bashku me Arsenalin, ishin klubi i parë për të luajtur me numrat këmishë, më 25 gusht 1928 në ndeshjen e tyre kundër Swansea Town. Ata ishin ekipi i parë anglez për të udhëtuar me aeroplan në një ndeshje kur ishin mysafirë, duke udhëtuar Newcastle United më 19 prill 1957. Në vitin 2012, Chelsea u bë klubi i parë në Londër që fitoi Ligën e Kampionëve, pasi mundi Bayern Munichun në finale, ndërsa në 2012/13 Ligën e Evropës.
TROFETË kryesore
Vendore
Liga Premier (6): 1954–55, 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2014–15, 2016-17.
Championship (2): 1983–84, 1988–89.
FA Cup (7): 1970, 1997, 2000, 2007, 2009, 2010, 2012, 2017-18.
Football League Cup (5): 1965, 1998, 2005, 2007, 2015
FA Community Shield (4): 1955, 2000, 2005, 2009
Evropiane
Liga e Kampionëve (1): 2011–12.
Kupa UEFA /Liga e Evropës (2): 2012–13, 2018-19.
Super Kupa e UEFA-s (1): 1998
UEFA Cup Winners’ Cup (2): 1970–71, 1997–98
Eden Hazard në verë të Real Madridi
Arsenali dhe Chelsea pas Lukakut
Conte e do yllin e Barcës te Chelsea
Vëllai i Lukakut kërkohet nga klubet e mëdha angleze
I shumëkërkuari Kostas Manolas
Zola: Conte i mirë sa Mourinho e Guardiola
James transferohet në Angli
Chelsea befasohet nga Swansea (Video)
Cuadrado te gjiganti spanjoll
Conte e bindë Costan të qëndrojë
Pjanic nuk largohet nga Roma
Chelsea, ofertë luksoze për Vidalin
Roma: Nuk ka negociata me Chelsean për Nainggolan
Hiddink “selam” Contes: Nuk e ke lehtë!
I deleguari i Romës ndodhet në zyrat e Chelseat, do të mbyllet kjo marrëveshje (Foto)
Conte e do te Chelsea mesfushorin e kombëtares italiane
Costa mund të përfundoj në Kinë
Pothuajse e kryer, Hazard largohet nga Chelsea
“Faleminderit, por jam i lumtur te Bayerni”
Conte e dëshiron Hysajn tek Chelsea
Verë me shpenzime të mëdha e pret Chelsean
Chelsea ofertë të lartë për dy yjet e Romës
Terry publikon votat për lojtarin dhe ekipin më të mirë në Ligën Premier (Foto)
Nëse Manolas shitet, Roma e paguan Olympiacosin
Promo
Reklamo këtuInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3