LAJMI I FUNDIT:

Tabletët Android më afër me iPad

Tabletët Android më afër me iPad

Prej momentit kur tableti i kompanisë Apple është paraqitur në treg, iPad ka qenë tableti më i famshëm që keni pasur mundësinë ta blini.

Edhe sot, iPad është i tillë, mirëpo duket se tabletët e sistemit operativ Android kanë filluar të marrin pjesë të rëndësishme të tregut nga tableti numër një në botë, për momentin.

Në tre-mujorin e parafundit të 2010-tës, shitjet e iPad përbënin 96 për qind të totalit të shitjeve të kompjuterëve tablet në treg, ose pak më ndryshe se sa në tre-mujorin e fundit të vitit të kaluar, kur iPad përbën “vetëm” 75 për qind të tregut të tabletëve.

Tabletët që bazohen në Google Android përbëjnë 22 për qind të tregut në totalin e të gjithë tabletëve, të cilët janë shitur në tre-mujorin e fundit të vitit 2010. Kjo shifër kryesisht është ndihmuar nga Samsung, përmes tabletit Samsung Galaxy Tab, i cili është shitur në më shumë se 2 milionë kopje.


Viti në të cilin jemi, sigurisht se do të jetë viti i kompjuterëve tablet, pasi që prodhues të shumtë do të lansojnë tablet të shumtë në Android, derisa në anën tjetër pritet lansimi i iPad 2 nga Apple. / Telegrafi /