Sipas një njoftimi të gazetës New York Times, Presidenti Donald Trump u tha disa herë ndihmësve vitin e kaluar se ai donte t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ose NATO-ja, e krijuar në vitin 1949.
Megjithëse publikisht Presidenti Trump i është kthyer shumë herë kësaj çështjeje, ekspertët e politikës së jashtme thonë se një tërheqje amerikane do ta dobësonte aleancën dhe do të inkurajonte Presidentin rus Vladimir Putin, i cili e kritikon NATO-n prej kohësh.
Prej 70 vjetësh, NATO-ja shihet si një shtyllë e rëndësishme qëndrueshmërie nga presidentët dhe ligjvënësit amerikanë si demokratë edhe republikanë.
Por pikëpamjet e zotit Trump mbi NATO-n gjatë fushatës së tij të vitit 2016 binin ndesh me këtë konsensus dypartiak.
“Më lejoni t’ju them se NATO-ja është e vjetëruar, është 67 vjeçare, ose mbi 60 vjeçare. Ajo nuk merret me terrorizmin, merrej me Bashkimin Sovjetik, i cili nuk ekziston më”, tha Presidenti Trump në një rast.
Që nga zgjedhja e tij, Presidenti Trump ka thënë se nuk e shikon më NATO-n si të vjetëruar.
Por vazhdimisht u bën trysni aleatëve evropianë për të rritur kontributet e tyre, si në takimin e nivelit të lartë korrikun e kaluar.
“Për vite me radhë presidentët kanë ardhur në këto takime dhe kanë folur për shpenzimet, shpenzime të jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara. Është bërë përparim i jashtëzakonshëm, të gjithë kanë rënë dakord që t’i shtojnë ndjeshëm kontributet. Dhe do t’i shtojnë në nivele që nuk ishin menduar ndonjëherë më parë”, tha zoti Trump.
Duke reaguar ndaj njoftimit të gazetës New York Times, analistët thonë se largimi i sekretarit të mbrojtjes James Mattis i ka bërë të shqetësohen për të ardhmen e NATO-s.
“Mendoj se Sekretari i Mbrojtjes Mattis ka qenë frenuesi kryesor në ambiciet dhe interesat e Presidentit Trump për t’u larguar nga aleanca. Heqja e tij krijon një mundësi të madhe për presidentin ose për cilindo tjetër në administratë që nuk e sheh vlerën e NATO-s që të kërkojë tërheqjen nga NATO-ja”, thotë Mark Simakovsky i Këshillit të Atlantikut.
Nëse kjo ndodh, Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë përfituesi kryesor, paralajmëron zoti Simakovsky.
“Do të ishte një dhuratë e rëndësishme për të. Ai do ta shihte këtë si ftesë të hapur për një agresion të ardhshëm në Evropë”.
Disa ekspertë thonë se ndoshta ka ardhur koha që Kongresi i SHBA t’i dërgojë një mesazh presidentit duke zhvilluar një votim simbolik për të treguar se sa jetike është NATO-ja për sigurinë kombëtare të SHBA dhe për qëndrueshmërinë botërore. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë
Trump synon BE-në dhe Britaninë e Madhe në kërcënimin e fundit tarifor
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
Tarifat e Trumpit - çfarë janë dhe cili është ndikimi i tyre?
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet