LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet Hajrizi

Suspendohet Hajrizi

Drilon Hajrizi është suspenduar nga klubi pejan për ndeshjen me Teodo Tivatin. Lajmin e kanë konfirmuar trajneri i Pejës, Sllobodan Savoviq dhe kryetari Art Gashi. Shkak për suspendimin e tij është mos respekti ndaj trajnerit, derisa skuadra synon fitore në Mal të Zi në kuadër të Ligës Ballkanike.

Dy humbjet nga Sigal Prishtina nuk janë kapërdirë lehtë nga Peja. Klubi ‘verdhezi’ kishte paralajmëruar dënime për lojtarët e largime të mundshme. Kryetari Art Gashi ishte shprehur se çdo kush mund të largohet nga klubi nëse është i pakënaqur. Disa basketbollistë u akuzuan për mosangazhim kundër Prishtinës, derisa flitet për probleme financiare. Madje, lojtarët kyç u lanë në bankën rezervë në pjesën e dytë ndaj ‘Bardhekaltërve’. Kështu ai që pësoi është Drilon Hajrizi, i cili u suspendua nga klubi.

Vetëm Hajrizi i suspenduar

Trajneri i skuadrës, Sllobodan Savoviq, është shprehur se Hajrizi nuk do të luajë kundër Teodo Tivatit në udhëtim. “Ky do të jetë suspendimi i vetëm, natyrisht se jemi në rënie të formës dhe kemi probleme. Kemi folur dhe fitorja na jep shpresa për gjashtë vendet e para. Jam i bindur se mund t’ia dalim mbanë. Kemi cilësi për ta mposhtur Teodon dhe jam i bindur se lojtarët do të japin gjithçka nga vetja.


Nga Hajrizi presim shumë gjëra, pasi ka treguar se është lojtar cilësor dhe i nevojitet klubit. Jam i bindur se do të flasim pas Teodos dhe do t’i zgjidhim të gjitha dilemat”, ka thënë Savoviq, ish-trajner i Teodos, i cili zëvendësoi Danijel Lutz te Peja.

Driloni u suspendua për shkak të mos respektit ndaj trajnerit

Lajmin për suspendimin e basketbollistit mitrovicas e ka konfirmuar edhe kryetari i klubit, Art Gashi. “Hajrizi është suspenduar për shkak të mos respektit ndaj trajnerit në ndeshjen me Sigal Prishtinën. Të martën do të bisedojmë me të. Ai është suspenduar vetëm për ndeshjen me Teodon. Driloni është i rritur dhe i merr vendimet vet. Kjo është urdhëresa nga klubi. Suspendime tjera nuk ka. Samir Shaptahoviq ka qenë në Prizren dhe i është bashkuar skuadrës. Ai pritet të luajë ndaj Teodos”, theksoi Gashi për ‘Sport Plus’.

Nuk do të ketë udhëtim në Mal të Zi

Ndërkohë, grupi i tifozëve të Pejës ‘Shqiponjat’, nuk do të udhëtojnë në Mal të Zi në ndeshjen kundër Teodos edhe pse e kanë të lejuar udhëtimin. Shkak janë dy humbjet me Sigal Prishtinën, derisa pritet që të përkrahin në derbit tjerë. Tani ky grup nuk është as kundër trajnerit, Sllobodan Savoviq. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori