Nuk kanë kaluar më tepër se pesë javë në Superligën e Kosovës, e ka arritur edhe largimi i trajnerit të tretë. Kjo i bie që një trajner ka braktisur bankinën në çdo të dytën javë. Viktima e fundit është trajneri i Drenicës, Fadil Rama. Rama nuk ia ka dalë të mbajë presionin e madh mbi vete pas startit të dobët të ekipit drenicak dhe ka vendosur të japë dorëheqje. Sipas tij ndikim të madh në vendimin e tij ka pasur edhe sabotimi që i është bërë nga një grup i lojtarëve.
“Nuk e kam pasur asnjë presion më të voglin nga kryesia e klubit që të dorëhiqem, por ai ka ardhur nga një grup i caktuar i lojtarëve, të cilëve iu ka penguar prezenca ime në bankinë. E pastaj këtu vjen karakteri im, që nuk mund t’i lejoj vetes të mbetem si trajner kur klubit nuk i ecën mirë, pasi që atë e llogaris edhe si një përgjegjësi timen, me vetë faktin që jam trajner dhe ekipi nuk ka rezultate”, tha Rama.
Tashmë ish trajneri i kuqezinjve nuk ka pranuar t’i zbulojë emrat e lojtarëve që e kanë sabotuar. “Nuk dua që të tregoj se për cilët lojtarë bëhet fjalë, por mund të them që ata prej fillimit të sezonit kanë qenë të interesuar të më largojnë. Kupa është mbushur në ndeshjen me Besën dhe nuk ka pasur më kuptim që të mbetem aty, edhe pse po e përsërisë që gjithnjë e kam pasur mbështetjen e kryesisë së klubit”, shtoi Rama, i cili e kishte marrë timonin e ekipit drenicak pak para fillimit të këtij edicioni. Konfirmimi për dorëheqjen e tij vjen edhe nga kryetari i klubit, Ilaz Halili.
“Pas rezultateve të dobëta të ekipit, Rama ka ofruar dorëheqjen e tij”, ka thënë Halili. Ndëkohë kanë filluar edhe spekulimet se kush do të zërë vendin e Ramës në bankinë. Si kandidatë më të mëdhenjë për të marrë timonin kuqezi lakohen emrat e Afrim Jasharit dhe Tahir Lushtakut, i cili në të kaluarën shumë herë ka udhëhequr kuqezinjtë.
Trajneri i parë që kishte humbur punën e tij këtë sezon ishte Rafet Prekazi, që kishte dhënë dorëheqje vetëm pas dy javësh të kaluara me Trepçën, e ai i dyti ishte Gani Sejdiu, i cili kishte dhënë dorëheqje nga Trepça’89. Drenica pas pesë xhirove të zhvilluara deri më tashti në Superligë renditet në pozitën e fundit të tabelës me vetëm tre pikë të grumbulluara. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër