Zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, por edhe ambasadorët ndërkombëtarë, u kanë bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të luftojnë krimet të cilat tashmë janë shndërruar në dukuri negative.
Ata kanë thënë se pa forcimin e sundimit të ligjit për luftimin e dukurive negative, siç janë korrupsioni e krimi i organizuar, Kosova nuk mund të përparojë.
Me rastin e inaugurimit të Prokurorisë Themelore në komunën e Gjilanit, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. “Kur ekziston sundimi i ligjit, njerëzit përparojnë dhe ekonomia zhvillohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin iniciativat në Kosovë të cilat i ndihmojnë kapacitetet për të ndihmuar sistemin e drejtësisë si të përgjegjshme”, tha Delawie.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, theksoi se prokurorët duhet të luftojnë krimin në mënyrë sa më efektive dhe nuk duhet të lejojnë në asnjë rast ndikime nga jashtë.
Ai tha se prokurorët duhet të kenë guxim dhe profesionalizëm për të luftuar dukuritë negative. “Korrupsioni, terrorizimi, krimi i organizuar, dukuri këto që janë duke rrezikuar sigurinë, paqen dhe drejtësinë e vendit tonë dhe me gjerë duhet të luftohen. Vlerat e drejtësisë po nënvizohen gjithnjë e më shumë si kushte dhe kritere për liberalizmin e vizave dhe në mënyrë të pashmangshme ky sistem është treguesi më i mirë për suksesin apo dështimin e vendit tonë në procesin e integrimeve evropiane”, tha Lumezi.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka ligje dhe është i kompletuar me gjyqtarë dhe prokurorë, ka deklaruar Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Ai tha se tani është koha që dukuritë negative të luftohen si kurrë me parë.
“Dukuritë negative në vendin tonë si krimi dhe korrupsioni, shkeljet e të drejtave të njeriut, duhet të kenë adresë të kryerësve, por edhe të ndëshkimit. Nëse mund të pajtohemi se drejtësia është fakt jo perceptim, siç mund të jetë kohë pas kohe politike, atëherë ne në drejtësi duhet të punojmë në bazë të fakteve. Hapin në mes të prokurorisë, gjykatës dhe policisë, duhet ta afrojmë edhe më shumë”, tha Kuçi.
Për të fituar besimin e qytetarëve, sipas tij, gjykatat dhe prokuroritë duhet të jenë edhe më funksionale. “Ne nuk duhet t’i tolerojmë shkelësit e ligjit, por më lejoni të them se nuk duhet t’i tolerojmë as tolerantët e shkeljes së ligjit. Natyrisht, nuk duhet të lejojmë që veprimet e disa individëve të zbehin imazhin në drejtësi dhe besimin e qytetarëve për ne”, tha Kuçi.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë, në përgjithësi është kritikuar si një sistem i korruptuar dhe se qytetarët nuk kanë besimin e duhur në ketë sistem për shkak të kryerjes së veprave të ndryshme penale nga gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët shpesh është vlerësuar se nuk kanë qenë profesional, të paanshëm dhe të pavarur në marrjen e vendimeve dhe kryerjen e detyrave të tyre.
Organizatat joqeveritare në Kosovë, që monitorojnë punën e gjykatave, kanë deklaruar se jotransparenca dhe llogaridhënia në gjyqësor, kanë bërë që besimi në gjykata të cilat ndajnë drejtësinë, të jetë i vogël. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit