LAJMI I FUNDIT:

Sulmon babanë për shkak të lojës

Sulmon babanë për shkak të lojës

Në Spanjë është arrestuar një 18-vjeçar sepse ka tentuar të ngulfat babanë e tij. Si armë ai ka përdorur kabllon e video-lojës. Ende nuk dihet lloji i konzolës së lojës, mirëpo jemi bukur të sigurt se nuk bëhet fjalë për Wii.

Sipas policisë, tinejxheri ishte duke luajtur një lojë, derisa babai i tij kishte kërkuar nga ai që ta ndërpriste atë.

I biri e kishte injoruar dhe kishte vazhduar të luante duke tentuar të përfundonte nivelin, kur babai i tij ia kishte shkyçur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Djaloshi i kishte humbur nervat, dhe i hidhëruar për shkak se kishte humbur tërë lojën që kishte bërë, ai kishte filluar të ngulfat të atin e tij.

Për fat të mirë, nëna e tij e kishte dëgjuar se çfarë po ndodhte dhe i kishte ardhur bashkëshortit të saj në ndihmë, për ta liruar atë nga shtrëngimi i djalit. Është thirrur policia dhe babai është dërguar në spital. Djaloshi do të gjykohet për shkak të dhunës në familje.


Kohëve të fundit çdo ditë e më shpesh po dëgjojmë për sulmet agresive të tinejxherëve të cilëve iu janë ndaluar video-lojërat. A është një sjellje e tillë pasojë e lojërave agresive, apo megjithatë bëhet fjalë për ndonjë varësi si çdo tjetër, koha do ta dëshmoj.