Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron aktorët, producentët, skenaristin njëherësh edhe regjisor dhe tërë ekipin e filmit “Shok” për suksesin e arritur duke garuar në ceremoninë më të rëndësishme të artit filmik “Oscars”, ku pjesëmarrja e një projekti nga Kosova është një ngjarje historike për kinematografinë e Kosovës.
Suksesi i filmit “Shok” duke u nominuar dhe garuar deri në fund për çmimin e Akademisë së Arteve Filmike dhe Shkencave “Oscars”, përbën lajmin e jashtëzakonshëm për kulturën dhe në tërësi vendin tonë, ngase shënon arritjen më të madhe të kinematografisë së Kosovës dhe dëshmon për cilësinë dhe talentin që posedojmë si vend, u shpreh ministri Shala.
Kësaj arritjeje i gëzohet tërë populli i Kosovës për shkak të depërtimit të filmit kosovar në arenën ndërkombëtare dhe i bën nder artit dhe kulturës së Kosovës, tha ndër të tjera Shala, duke i falënderuar me këtë rast, gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e filmit.
Filmi “Shok” vizualizon për mrekulli një copëz të tragjedisë që kemi përjetuar si popull në ndërrimin e mijëvjeçarit, dhe vlerësimi i tij e bën filmin por edhe vendin tonë të jetë prezent përballë popujve të tjerë të botës dhe paraqet një mundësi që vendi ynë të promovohet edhe më shumë.
Ministri tha se suksesi i filmit “Shok” është një inkurajim që si MKRS të punojmë edhe më me përkushtim për krijimin e kushteve më të volitshme për zhvillimin e kinematografisë përmes lehtësirave normative që nxisin krijimtarinë dhe mbrojnë filmin dhe duke rritur përkrahjen financiare në këtë fushë.
Përpos përkrahjes së MKRS-së për kinematografinë, Qeveria e Kosovës për këtë projekt që na ka bërë krenar të gjithëve ka ndarë një fond prej 70 mijë eurosh i cili ka shërbyer për promovimin e mëtejmë të filmit “Shok”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Jozi - Rozanës: Me ty dhe Laertin tallet një Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare