Subjektet e paprofilizuara sjellin demokraci të brishtë!
Partitë politike në përbërjen e tyre formësuese kanë tri aspekte të tyre kryesore: nacional, ideologjik dhe programor. Në vendet demokratike, padyshim se shumica e partive politike i kanë këto tri elemente dhe në bazë të tyre formojnë edhe elektoratin e tyre. Pra, profilizimi i tyre bëhet në bazë të këtyre tri kritere dhe më pastaj rreth tyre bashkohen njerëz të ndryshëm, organizohen dhe arrijnë qëllimet e përcaktuara nga ta.
Deri sa në demokracitë e vendeve të zhvilluara pak a shumë janë të qarta profilet e partive politike, këtu në Kosovë, edhe përkundër përpjekjeve të disa prej tyre, deri më tani nuk kanë arritur të profilizohen dhe të kuptohen qartë nga votuesit se vërtet çfarë janë këto parti. A janë nacionale, apo qytetare? A janë të djathta, apo të majta? Cili është programi i tyre i vërtet? Në çfarë principesh mbështeten këto parti? Cilat janë vlerat e tyre të vërteta, etj? Këto janë vetëm disa nga pyetjen që duhet t’iu përgjigjen këto parti. Edhe pse kanë kaluar rreth një dekade nga formimi i tyre, por në realitet nuk kanë arritur të bëjnë zbërthimin e tyre.
Paradoksi më i madh në Kosovë është se për derisa kemi një shtet të kushtëzuar, institucione të cunguara, padyshim se edhe këto subjekte politike nuk e kanë kuptimin e tyre të njëmend të partive politike, ashtu siç janë simotrat e tyre nëpër vendet tjera demokratike. Partitë politike të Kosovës pak a shumë janë në fazën e pubertetit të tyre politik, të kushtëzuara dhe të kontrolluara nga faktori i huaj, të cilat për hesap të “patronëve të mëdhenj” punojnë dhe u shërbejnë për realizimin e projekteve të tyre strategjike. Për këtë tregon më së miri fakti i aprovimit të projektit të Ahtisarit për shtet të cunguar të Kosovës, pa sovranitet të plotë. Njerëzit e Kosovës kanë votuar për partitë e tyre në mënyrë që të kenë një shtet demokratike dhe sovran, por ja që udhëheqësit e tyre, kanë anashkaluar vullnetin e tyre dhe kanë pranuar diç në kundërshtim me vullnetin e e tyre politik. Atëherë, për çfarë demokracie partish politike mund të flitet në këtë vend? Vërtet, shtrohet pyetja, kujt i shërbejnë këto parti? Cili është morali i tyre politik? A ka vlera dhe meritokraci nëpër këto subjekte? Partitë politike në Kosovë nuk mund të thuhet se i kanë këto vlera. Si mund të shpjegohet fakti se deputet të një partie brenda natës kalojnë nga një parti në tjetrën. Po ashtu, edhe manipulimi me elektoratin e tyre është i skajshëm. Këtu shihet se morali i tyre është në krizë të thellë.
Strukturat e njerëzve udhëheqës të këtyre partive janë elemente mjaft të përziera. Ka grupe dhe fraksione të shumta dhe të pakontrolluara, të cilat nganjëherë dalin edhe jashtë kontrollit politik. Parimi krahinor është kryesor në përcaktimin e tyre politik , por edhe elektoratin e tyre e kanë drejtuar në këtë drejtim.
Zgjedhjet e vitit 2007 në Kosovë treguan më së miri ku LDK-ja u bë parti e Llapit, PDK-ja, parti e Drenicës, AAK-ja, parti e Dukagjinit, LDD-ja, e të ashtuquajtur ithtar të vërtet të vijës Rugoviane, AKR-ja, parti e Gollakut dhe disa parti tjera jo parlamentare të cilat përfaqësojnë ose ndonjë grup të caktuar të interesit, ose ndonjë interes tjetër.
Se vërtet këto subjekte politike janë larg profilizimit të tyre politik tregojnë edhe koalicionet e tyre për këtë pushtet të cunguar. Këto parti kanë sakrifikuar shumë vlera të mirëfillta,aktivistë të denjë, por edhe elektorat vetëm e vetëm të realizojnë ndonjë interes të ndonjë grupi të caktuar, apo ndonjë projekt të huaj.
Rasti i fundit i koalicionit në mes PDK-së së Hashim Thaçit dhe LDK-së së Fatmir Sejdiut, dy subjekte skajshmërisht të hasmuara në mes veti, vetëm brenda një kohe të shkurtër kishin arritur të pajtohen dhe të formojnë Qeverinë e Kosovës.
Këta dy udhëheqës kishin anashkaluar vullnetin e elektoratit të tyre, por edhe programet e tyre, të cilat ishin krejtësisht të kundërta. Pra, skema e funksionimit të tyre ishte një trysni e mirë ndërkombëtare dhe ja koalicioni i përbashkët, pa asnjë debat demokratik me elektoratin e tyre. Kjo tregon për një shkallë shumë të ultë të pjekurisë demokratike të këtyre subjekteve, por edhe të demokracisë së këtij vendi.
Po ashtu, nga kjo mund të konkludohet se në Kosovë nuk kanë kuptim programet e partive, as orientimet e tyre të djathta, apo të majta, këtu kanë kuptim vetëm llogaritë e “patronëve të mëdhenj” dhe “patronëve të vegjël” për të realizuar planet e tyre dhe asgjë më shumë. Deri më tani praktika ka treguar këtë realitet të hidhur politik në Kosovë. Dhashtë Zoti, që në të ardhmen kjo gjendje politike të ndryshohet në favor të profilizimit të këtyre subjekteve politike, në mënyrë që njerëzit të dinë për çfarë interesash të bashkohen, cila ideolgji u nevojitet dhe ku të japin kontributin e tyre patriotik, intelektual, profesional dhe njerëzor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës