LAJMI I FUNDIT:

Studentja e arteve të bukura, krijoi fustane nga thonjtë artificial

Studentja e arteve të bukura, krijoi fustane nga thonjtë artificial

Anna Goswami, me të përfunduar vitin e fundit të studimeve në Central Saint Martin, vendosi të bëjë një surprizë për të pranishmit në festën e diplomimit.

Studentja qepi fustane të gjatë dhe elegant, që në pamje të parë, duket sikur janë të mbuluar me copëza të ndryshme.

Në fakt, këta janë thonj artificial, që janë lënë në shumicën e rasteve të palyera, kurse janë bërë me ngjyrë vetëm në disa vende për të theksuar punimin. /Telegrafi