LAJMI I FUNDIT:

STOP fyerjeve ndaj shqiptarëve

Viti 2012 nga politikanë të shumtë në Republikën e Maqedonisë u paraqit kinse si një vit i cili do të zgjedh shumë çështje dhe problematika të cilët gjinden ende prezente në këtë shtet kinse multietnik.

Nuk është e drejtë morale të fyesh një komb apo etni e cila në Ballkan ka qenë prezente qysh nga kohërat e lashta e gjerë më sot. Vetëm ardhacakët dhe njerëzit të cilët vijnë nga një “planet tjetër” apo edhe të ardhur nga Malet e Karpateve, i bëjnë këto fyerje që sot po ua bëjnë shqiptarëve.

Andaj më vjen keq të thuhet dhe të promovohet se Maqedonia është shtet multi-etnik dhe posedon kapacitete të larta për të jetuar së bashku të dy grupet etnike ai maqedonas dhe shqiptarë.


A thua vallë ne shqiptarët a mundemi ty fyejmë maqedonasit apo të tjerët të cilët zaptuan, uzurpuan dhe kryqëzuan vendet të cilat më parë, ka jetuar shqiptari me plisin e tij të bardhë.

Nuk është vetëm hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit që me kësisoj provokime që fare nuk ia vlejnë, e injorojnë një grup etnik tjetër, një etni e cila nuk është vetëm etni prej 800.000 banorëve, por mund të thuhet se është një popull apo komb i cili posedon një shifër prej 12 000 000 banorë, po flas në një shtrirje etnike më të gjërë.

Rastin e parë konkret e kishim gjatë ndeshjes miqësore Maqedoni-Shqipëri të cilët masovikisht fyen shqiptarët si është e më keq, por më e keqja është se një reprezentacion i hendbollit që prezanton një shtet në të cilin jetojnë dy grupe etnike më të mëdha, të fyejnë njërën prej tyre në këtë rast konkret të fyejnë shqiptarët, por jo vetëm shqiptarët të cilët jetojnë në Maqedoni, por edhe më tutje në Shqipëri, Kosovë, Luginë të Preshevës, Çamëri e Malësi. A nuk është paksa e tepër dhe skandaloze!?

Ne shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, pranuam shumë propozime dhe akte të cilët ishin në favor të maqedonasve, sidomos pranuam pavarësinë e Republikës së Maqedonisë, po ashtu mos të harrojmë të përmendim se pas vitit 2001 akceptuam që të jetojmë së bashku me një popull i cili ende dhe kurrë nuk do të fitojë identitetin e real edhe pse nuk e ka atë.

Të gjitha investimet me kapacitete të lartë, të gjitha rikonstruimet u bënë në pjesën në të cilën jetojnë me shumicë maqedonasit dhe asnjë lek nuk iu dha atyre të cilët jetonin me shumicë shqiptarët. Shqiptari nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Struga, Kërcova etj., të gjitha ato rikonstruime dhe ndërtime të reja i bëri nga xhepi i tij i cili punoi me vite të tëra për të siguruar një jetë më të mirë dhe sadopak luksoze edhe pse gjithkush nuk e ka atë, edhe pse kemi ende familje të cilët jetojnë ende pa strehë mbi kokë.

Por, po të fillojmë t’i përmendim të gjitha ankesat dhe kërkesat tona, nuk mund të ndalemi gjer tek një krijim i një libri për “Padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë”.
Më duhet të them një gjë e cila shpresoj që do të ketë vlerë, shpresoj që do të ndikojë pozitivisht, që shqiptari i cili është në pushtet dhe shqiptari i cili është në opozitë duhet të bashkohen aty ku e fyejnë dhe e mohojnë realitetin, duhet të jenë unik aty ku i nënçmon i maqedonasi, sepse është në favor tonin e jo në të tyre. Sepse ndarjet se sotme tek shqiptarët e Maqedonisë do të reflektojë negativisht dhe nuk do të kemi kurrfarë rezultati.

Unë si një shqiptar, në emrin tim personal dhe në emër të gjithë atyre dashamirëve të mi, po edhe në emër të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, i refuzoj dhe i hedhë poshtë të gjitha ato fyerje nga pala tjetër. Po ashtu kërkojë që të mos përsëriten këto fyerje, për shkak se një ditë mund të përsëritet ‘2001-shi’, i cili do të mund të ishte edhe më fatal.

Andaj shpresoj që të gjithë shqiptarët të bashkohen kundër fyerjeve dhe investimeve të cilët bëhen vetëm në pjesët maqedonase, për arsye se vetëm bashkimi bënë fuqinë dhe jo rastësisht e citoj këtë fjali, “mos luaj me zjarr se do të digjesh”.

(Autori është student i Fakultetit Filozofik, Dega Histori, në USHT)