LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Shqetësime për shkak të pikëpamjeve të Trumpit për NATO-n

Stoltenberg: Shqetësime për shkak të pikëpamjeve të Trumpit për NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Perëndimi po ballafaqohet me njërën prej sfidave më të mëdha të sigurisë dhe se “kjo nuk është kohë për të vënë pikëpyetje në partneritetin ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Në një artikull të botuar sot në të përditshmen londineze “Observer”, Stoltenberg ka shkruar se “ne ballafaqohemi me sfidat më të mëdha për sigurinë tonë për një gjeneratë”, për shkak të shqetësimeve për pikëpamjet e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për NATO-n.

Trump ka shkaktuar shqetësim gjatë fushatës së tij zgjedhore, kur ka sugjeruar se Uashingtoni duhet ta shqyrtoj nëse do tu ndihmoj aleatëve të NATO-s, që janë të kërcënuar, nëse ata nuk kanë paguar në mënyrë korrekte pjesën e tyre për mbrojtje.


Kjo deklaratë ka hedhur dyshim në përkushtimin për mbrojtje kolektive të NATO-s, i përcaktuar në Nenin 5 të Aktit Themelues.

Stoltenberg, mëtutje në artikullin e tij, ka theksuar se NATO-ja për të parën herë e ka aktivizuar këtë nen, sipas të cilit “sulmi ndaj një anëtari është sulm ndaj të gjithëve”, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Stoltenberg tha se NATO-ja ende luan rol madhor në luftimin e terrorizmit dhe është përgjigjur ndaj “vetëbesimit të shtuar të Rusisë”.

Shtetet e Bashkuara aktualisht marrin pjesë me 70 % të shpenzimeve të NATO-s, prandaj zoti Stoltenberg ka pranuar se vendet evropiane duhet ta shtojnë kontributin e tre financiar për këtë aleancë të sigurisë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Kalo në kategori