LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: NATO dhe Trump bien dakord për dialog me Moskën

Stoltenberg: NATO dhe Trump bien dakord për dialog me Moskën
NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe NATO ndajnë të njëjtin qëndrim se dialogu me Rusinë, duke nisur nga një pozicion më i favorizuar është i nevojshëm, pohoi sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg.

Presidenti i ri amerikan ka tronditur aleatët evropianë duke mbajtur një linjë më të zbutur kundrejt Moskës, duke rivënë në pikëpyetje angazhimin e Uashingtonit, kundrejt një aleance që ai e ka cilësuar “të vjetruar” dhe si një barrë e padrejtë për kontribuuesin amerikan.

Por Stoltenberg deklaroi se gjatë bisedave të fundit me Donald Trump dhe me sekretarin e ri amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, që të dy më kanë përcjellë të njëjtin mesazh, duke bërë të ditur se SHBA-ja do të ruajë të njëjtin angazhim kundrejt NATO-s dhe lidhjes transatlantike.


“Mesazhi i administratës së re është se ata dëshirojnë gjithashtu një dialog me Rusinë, por nga një pozitë më e favorizuar”, deklaroi për median Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut në përfundim të një takimi në selinë në Bruksel të NATO-s, me presidentin e ri bullgar, Roumen Radev. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori