LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: Arratisjet nga burgu, skenare të LSDM-së për incidente

Stoilkovski: Arratisjet nga burgu, skenare të LSDM-së për incidente

Brenda një muaji, së paku tri arratisje nga burgu ndodhën në territorin e Shkupit. Nga OBRM-PDUKM akuzojnë se lidhjet e mundshme midis të arratisurve dhe LSDM-së janë heshtja dhe mossanksionimi ngrenë dyshime për lëshime sistematike.

“Vallë arratisjet e njerëzve, anëtar të LSDM-së, me fotoalbum me gjysmën e Qeverisë, Presidentin dhe gjithë udhëheqësinë e LSDM-së, si dhe të ish-policit dhe narkodilerit, të dy nga Burgu i Shutkës, që kaloi pa përgjegjësi publike ose sanksione, nuk janë lëshime të qëllimshme, për interesa të ngushta partiake të LSDM-së, a janë arratisur që ndoshta të shkaktojnë, inskenojnë ose të organizojnë incidente më 4 Shkurt? A janë arratisjet nga burgu, skenar i arratisjeve nga burgu – skenare të LSDM-së për incidente LSDM-së për incidente ku do të përfitojë LSDM-ja në dëm të Maqedonisë?”, tha Naum Stoilkovski, OBRM-PDUKM.

Akuzat e opozitës maqedonase se arratisjet nga burgu janë skenare të LSDM-së për incidentin, vijnë në kohën e tensioneve në rritje në raportet Shkup-Sofje dhe në prag të shënimit të ditëlindjes së Goce Dellcevit. Pavarësisht zotimeve të dy Ministrave të Brendshëm të RMV-së dhe Bullgarisë se nuk do të lejojnë incidente, ato nuk përjashtohen më 4 Shkurt, veçanërisht pas paralajmërimeve për ardhje të organizuar të bullgarëve në Shkup, por edhe paralajmërimeve për roje gjatë gjithë ditës në varrin e Goce Dellcevit nga ana e Institutit Patriotik të OBRM-PDUKM-së.


Në trend Lajme

Më shumë
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Kalo në kategori