Nuk është as hija e Trepçës së para disa viteve, kur ajo gjithçka bënte e para në basketbollin kosovar. Mungesa e palestrës dhe buxheti i ulët për të sjellë përforcime nga jashtë, janë vetëm disa nga brengat e ekipit mitrovicas para fillimit të sezonit të ri, që është paraparë për 5 tetor.
Kanë mbetur më pak se një javë e “xehetarët” ende nuk kanë arritur të kompozohen sa duhet si ekip, edhe pse përgatitjet kanë filluar me kohë. Përforcimi i parë i kësaj vere për mitrovicasit ishte trajneri spanjoll Israel Martin, i cili ka sjellë një frymë të re në ekip dhe duket mjaft ambicioz, por jo edhe atë që e presin nga të gjithë prej Trepçës. “Momentalisht jemi të kënaqur me punën e trajnerit duke pasur parasysh fondin e lojtarëve që ka Trepça. Kemi disa mungesa në ekip, por jemi në bisedime me disa lojtarë të huaj të cilët pritet të mbushin boshllëkun në ekip”, ka thënë për “Zërin”, Shaban Baksi, anëtar i kryesisë së KB Trepçës.
Trajneri spanjoll Martin ka deklaruar se ekipi ende nuk është i kompletuar sa duhet dhe sytë i ka kthyer kah përforcimet e reja, të cilët sadopak do të ndryshonin kuadrin e lojtarëve. “Ekipi nuk është i kompletuar, por po punojmë mjaft. Po pres të përmirësohemi ende”, tha spanjolli. “Kemi vetëm një lojtar të huaj, por jemi në bisedime edhe me disa të tjerë. Nuk dëshirojmë të ngutemi ngase duke pasur parasysh buxhetin jo të lartë të ekipit, nuk duam të gabojmë në zgjedhje. Duam t’i bëjmë përforcimet e duhura të cilat do të luajnë gjatë gjithë stinorit dhe jo të vijnë për 10-15 ditë e më pas t’i largojmë se nuk po i plotësojnë kërkesat tona. Dua te kem një ekip që do të synojë fitoren në secilën ndeshje”, tha Martin.
Optimistë janë edhe vetë lojtarët. Njëri ndër basketbollistët më të mirë mitrovicas ndër vite, Gazmend Asllani, ka thënë se gjithë janë duke u angazhuar që stinori i sivjetmë të jetë më i mirë se ai i kaluari. “Për momentin gjithçka është duke shkuar mirë, edhe pse nuk jemi ende të kompletuar. Kemi pasur dy ndeshje përgatitore dhe jemi mjaft të kënaqur me lojën. Duke pasur parasysh mungesën e palestrës nuk kemi synime të larta. Objektivi ynë është që të futemi në play-off dhe pastaj nëse na jepet rasti pse jo të luftojmë edhe për titull”, tha Asllani.
“Na duhet kohë të krijojmë një ekip konkurrues dhe duhet pritur të shohim se çfarë do ta kemi deri në fillim të stinorit. Aktualisht kemi vetëm një lojtar të huaj, por besoj se do të ketë edhe 1 ose 2 të tjerë, deri në fund të javës kur fillon kampionati”, shtoi Asllani. Trepça as këtë vit nuk do të mund t’i zhvillojë ndeshjet si vendas në palestrën “Minatori” për shkak se punimet janë duke vazhduar dhe pritet të përfundojnë në mars të vitit të ardhshëm. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-780x439.jpg)
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
![Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/barca-1-780x439.png)
Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje
![Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-155543-780x439.jpg)
Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![Tre yjet e Barcelonës që i kërkuan klubit të mos nënshkruajë me Rashford](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-164724-780x439.jpg)
Tre yjet e Barcelonës që i kërkuan klubit të mos nënshkruajë me Rashford
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër