Stereotipat kulturorë ballkanikë dhe kombi ynë
Shkrimi im i fundit, “Hapi i Rugovës”, zgjoi reagimet më të mëdha e më të hidhëta kohëve të fundit. Kundërshtarët e Rugovës u bënë nervoz për shkak të paragrafit “Rugova ishte padyshim intelektuali më i thellë i brezit të vet. Ishte lider i padiskutueshëm që me karizmin, kulturën dhe bagazhin intelektual impresionoi shumicën absolute të liderëve botërorë, saqë këtë nuk e arriti asnjë personalitet tjetër shqiptar në histori, me përjashtim të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë”. Ndërsa. simpatizantët e Rugovës u bënë nervozë pse unë përmendja gabimet dhe lëshimet e shumta e tij. Ky fakt tregon se sa të fortë janë miti dhe anti-miti për Rugovën.
Problemi është se edhe miti edhe anti-miti na pengojnë të shohim gjerat me vlerë dhe gabimet e lëshimet në histori. Anti-miti nuk na lejon qe ne të vazhdojmë t’i trasojmë vlerat, ndërsa miti na shtyn t’i bëjmë të njëjtat lëshime dhe gabime vazhdimisht.
Rreziku akoma më i madh nga miti dhe anti-miti për Rugovën është se sjell përçarje të vazhdueshme në shoqërinë tonë.
Por, jo vetëm mitet luajnë rrol në zhvillimin e një kombi. Rol të rëndësishëm në zhvillimet e kombeve luajnë edhe stereotipat kulturorë që pjesëtarët e një kombi kanë për vete dhe stereotipat kulturorë që të tjerët kanë për atë komb ose pjesëtarët e tij.
Stereotipi kulturor për bullgarët është se “bullgari është punëtor”, “punon si bullgar” etj. Këtë stereotip kulturor e krijuan gjermanët si protektorë të kombit bullgar. Interesat gjermane ishin të frenonin zgjerimin rus në Ballkan dhe ata investuan në krijimin e kombit bullgar duke u impenjuar edhe ne mitet dhe stereotipat kulturorë të tij. Bullgarët mësojnë për vete se edhe pse flasin një gjuhë sllave, për nga gjaku nuk janë sllavë.
Në fakt, hulumtimet më të reja gjenetike po tregojnë se asnjë popull nuk mund ta pretendojë pastërtinë e 100 për qind të gjakut nga një etni. Tani po del se boshnjakët dhe dalmatët kanë përqindje më të madhe gjaku ilir se sa shqiptarët. Kështu, për këtë punë, më i rëndësishëm është perceptimi se sa vetë e vërteta shkencore.
Në këtë kontekst, bullgarët edhe pse një përzierje gjaku, si gjithë popujt tjerë të botës, e ushqyen veten me mitin e jo-sllavëve që flasin gjuhë sllave dhe me stereotipin kulturor se “bullgari është punëtor”. Kësisoj, bullgarët u zhvilluan në një popull punëtor dhe në të dy luftërat botërore mbajtën anën e gjermanëve.
Në krijimin e kombit grek investuan Anglia, Franca e Rusia. Miti për grekët është ai i trashëgimtarëve të drejtpërdrejtë të antikitetit grek dhe Perandorisë Bizantine. Qe 200 vite grekët ushqehen me ketë mit. E vërteta shkencore me të arriturat e sotme tregon se afërsia e gjakut e një greku të sotëm me Homerin, Sokratin, Platonin, Aristotelin, Sofokliun, Euklidin apo këdo tjetër të kësaj plejade, mund të jetë më e largët, por jo më e afërt se sa që këto fytyra historike kanë me një shqiptar të sotëm të Drenicës, Llapit, Mirditës apo Labërisë, apo edhe me një bullgar të sodit të Sofjes apo të Shkupit.
Por, grekët e perceptojnë vetën si të tillë dhe ky është miti i tyre. Stereotipi kulturor për grekët është se janë tregtarë. Rezultat i këtij perceptimi është se grekët u zhvilluan në tregtarë të zotë dhe sot gjithë Evropën e futën në telashe financiare.
Kombi serb zhvilloi mitin e Perandorisë së Car Dushanit, për zgjerim territoresh dhe përgjakje froni. Ky mit e përcolli kombin serb në historinë e deritanishme 200 vjeçare. Car Dushani vrau babën e vet për t’i marre fronin dhe për të zgjeruar kufijtë e perandorisë së vet. Stereotipi kulturori serbëve është ai i cubit-hero. Sa më shumë vrasje, sa më shumë plaçkitje – aq më i famshëm.
Konform këtij miti dhe këtij stereotipi kulturor, kombi modern serb u përball vazhdimisht me përgjakje të fronit të vet dhe me luftëra që i shkaktuan telashe Ballkanit vazhdimisht.
Këtë pjesë dua t’ia lë lexuesit të nderuar. Le të mendojë pak se cilët janë stereotipat tanë kulturorë? Ku na qojnë ato? A duhet t’i ndërrojmë ato? Cilët duhet t’i krijojmë? Çfarë kombi duam të jemi? Cili është perceptimi ynë për kombin tonë? Si duam të na perceptojnë të tjerët?
Në mes të dy luftërave botërore, kishte dy shkolla mendimi për këtë në Shqipëri: ajo rreth Branko Merxhanit dhe tjetra rreth Gjergj Fishtës. Këtë traditë e shkëputi komunizmi dhe intelektualët shqiptarë të sodit përfaqësojnë stihinë dhe sporadiken, por jo edhe një frymë koherente kombëtare.
Në Kosovë, fatkeqësisht, nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj. ia kemi lënë stihisë. Kush duhet të mendojë për këto, nëse jo intelektualët dhe patriotët e këtij vendi?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze