LAJMI I FUNDIT:

Stavileci si Jabllanoviqi

Stavileci si Jabllanoviqi

Askush dhe asnjëherë nuk ofendoi më keq nënat dhe familjen shqiptare sesa ministrat e Isa Mustafës, Aleksandar Jabllanoviqi e Blerand Stavileci.

Stavileci objektivizoi femrën shqiptare. Stavileci pornografizoij botën e nënës shqiptare. Po, ai e "makinëzoi" trupin e saj, mendjen e saj, dinjitetin e saj. E përdhunoi botën shqiptare, gjuhën, identitetin, vlerën dhe ikonën e kombit.

A është e mundur kjo? Si të dëgjohet kjo fjalë? Si ta arsyetojë këtë mendim? Dhe kush e tha? Ministri shqiptar i Qeverisë së Isës.


300 euro, familja…!

Ka këtu dy momente të mëdha që nën vetëdije tregojnë se ky ministër nuk ka respekt për femrën shqiptare, e bile as për veten e tij.

Momenti i parë është ai momenti moral e etik. Së pari njerëzor e pastaj politik. Fjalia a tij, e padëgjuar, e keqe dhe poshtëruese se "pse bëni shtatë fëmijë kur ke rrogën 330 euro", argumenton se z. Stavileci nuk ka si pikënisje kodin moral në mendim, e as në veprim. Fjalia dhe vepra e tij dëshmon se politikat e Qeverisë së Kosovës janë politika materialiste dhe egoiste, jo të shekullit XXI. Këtu nuk ka humanizëm e as empati për nënën e as për njeriun. Dhe, si rrjedhojë i këtij mendimi, del se paraja dhe bota materialiste ka sunduar dhe po kontrollon Qeverinë e Ministrinë.

Momenti i dytë, e që është shumë shqetësuese, është se shqiptarët e Kosovës i janë nënshtruar një propagande të ngjashme me propagandën e nazizmit së Gebelsit. Edhe ministri i Propagandës së Hitlerit, sulmonte "të tjerët" që të mos lindin shumë fëmijë. Këta edhe i zhduknin fëmijët e porsalindur, e që mund të konsideroheshin se ishin të lindur të varfër e me të meta psikofizike. Çdo gjë që kushtonte ishte e pakëndshme për nazizmin gjerman, bile edhe në shkollë nxënësit e mirë "i kushtonin" shtetit gjerman më lirë se nxënësit e dobët. Nxënësi i mirë i kushtonte 120 marka gjermane, e ai i dobëti mbi 300 marka gjermane! Prandaj, racizmi gjerman e luftonte "të keqin" dhe familja nuk guxonte të ketë nxënës të dobët. T’ï kushtoje shtetit të Rajhut të Tretë, kishe pasoja…

Stavileci dhe Gebelsi kanë diçka "të ngjashme": përderisa nazizmi gjerman i vitit 1939 dëshironte të kishte një botë "të pastër ariane" e me nxënës që i kushtojnë lirë shtetit, Stavileci i Qeverisë sonë dëshiron të ketë një botë të ndarë: me familje "të pasur" e me familje të "varfër". Nuk bën të kesh shtatë fëmijë nëse ke 300 euro rrogë! Na kushton!?

Ky mentalitet i shekullit XIX, e që po mbizotëron në politikat tona, ka qelbur hapësirën publike shqiptare. Ka varfëruar vlerat kombëtare e njerëzore. Ky mendim i Stavilecit na tmerron dhe na pikëllon, sepse ky njeri familjen e konsideron objekt, gur, të pandjenjë dhe diçka që "t’harxhon" e na "kushton"!

Familja e nëna shqiptare u trajtua si "mall shpenzues" e si kafshë që "ha e kushton".

Po, familja e nëna shqiptare u quajtën edhe "divlaci" (egërsira). Nëna shqiptare, bërthama e kombit shqiptar, po sulmohet e po dhunohet, pa frikë e pa kufi. Institucioni madhor i kombit tonë, pa reshtur e pa fije turpi, po bombardohet, po digjet e po shigjetohet.

Dje Jabllanoviqi, e sot Stavileci. Njëri dhunon shqip e tjetri serbisht. Të dy ministra! E çfarë rëndësie ka gjuha këtu?

Jabllanoviqin e quajta çetnik, dhe mire ia bëra. Ti, Stavileci, je kokëderr idiot politik e "kosovar çetnik"! Mjerë nëna që të ka, e të mjerët ne që të kemi!

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori