LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: Çmimi nuk është vetëm i imi, por i gjithë Sigal Prishtinës

Stavileci: Çmimi nuk është vetëm i imi, por i gjithë Sigal Prishtinës

Kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, në një sondazh të organizuar nga Plisat, është zgjedhur punëtori sportiv i vitit, çmim ky që e ka bërë të ndihet shumë krenarë. Mirëpo, si gjithmonë, ai shfaqi modestinë e tij duke thënë se ky çmim i takon të gjithë ekipit të Sigal Prishtinës.

Plisat kanë organizuar një sondazh për ta zgjedhur sportistin dhe punëtorin sportiv të vitit 2013 të klubeve sportive të Prishtinës.

Rezultatet e nga ky sondazh janë si vijojnë (KB SIGAL Prishtina):

1. Blerand Stavileci, punëtori sportiv i vitit (69%);
2. Edmond Azemi, basketbollisti i vitit (415 vota);
3. Irma Konjusha, basketbollistja e vitit (172 vota).


“Është ndjenjë e mirë, kur ata që i japin jehonë Prishtinës, që i japin frymë dhe kurajo ekipit tonë dhe që i bëjnë tribunat të kumbojnë me brohoritjet e tyre, të vlerësojnë si punëtori sportiv më i mirë i vitit. Mendoj që basketbollin tonë kemi arritur ta bëjmë konkurrues me basketbollin ballkanik apo evropian dhe plisave e sportit kosovar kemi arritur t’iu falim shumë emocione dhe t’i bëjmë të ndjehen krenar me fitoret e shumta të Sigal Pishtinës gjatë këtij viti. Reflektim i kësaj krenarie është edhe ky çmim që më është dedikuar mua, por që nuk është vetëm i imi, po i gjithë ekipit të Sigal Prishtinës, sepse pa një ekip të mirë, nuk do të mund të korrnim fitore të njëpasnjëshme.

E ndjej veten vetëm si një timonier të mirë në krye të një skuadre të shkëlqyeshme, e përbërë nga profesionistë dhe adhurues të Prishtinës, thjesht të dashuruar në ngjyrat bardhekaltër. Ky është vetëm fillimi ynë, sepse më nuk do të ndalemi”, ka thënë Stavileci. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori