LAJMI I FUNDIT:

Stadiumi kombëtar, të ndërtohet në Gazimestan?

Stadiumi kombëtar, të ndërtohet në Gazimestan?

Stadiumi kombëtar i Kosovës me shumë gjasë do të ndërtohet në Gazimestan, apo ndryshe 6 kilometra në dalje të Prishtinës.

Qeveria e Kosovës ka identifikuar lokacionin prej 7 hektarësh tokë dhe së shpejti pritet t’ia dërzoj atë Komunës së Prishtinës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të gazetës Arena.“Kemi diskutuar gjatë dhe tani për tani ekziston një opsion. Kemi identifikuar një zonë prej 7 hektarësh tokë në Gazimestan. Së shpejti do t’ia dërgojmë Komunës së Prishtinës propozimin dhe më pas do të vendoset”, tha një burim i përafërt me zhvillimet për Arenën.

Vendimi për ndërtimin e stadiumit të ri është marrë kah mesi i muajit mars nga Qeveria e Kosovës.
“Ftoj ministrin e Sportit, Memli Krasniqin dhe ministrin e Financave, Besim Beqaj, që t’i fillojnë menjëherë procedurat që në kornizën afat-mesme të shpenzimeve të përfshihet projekti për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe modern në Kosovë, stadiumin Kombëtar të Kosovës, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare Ky stadium do të jetë sikur stadiumet më moderne në Evropë. Ky stadium do të jetë një arenë feste dhe garë e vërtetë dhe një krenari për të gjithë futbollistët dhe tifozët tanë”, kishte thënë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.


Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, thotë që FFK-ja s’di gjë për propozimin e ndërtimit të stadiumit në Gazemistan.

“Ne si Federatë e Futbollit të Kosovës deri më tani nuk kemi asnjë informatë nga Komuna e Prishtinës për caktimin e vendit se ku do të ndërtohet stadiumi i Përfaqësueses së Kosovës. Atë e cakton Komuna e Prishtinës e jo ne. Gjithsesi, mbetemi në pritje”, theksoi ai për gazetën Arena.

Stadiumi i ri shihet si i domosdoshëm për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi që ‘Adem Jashari’ i Mitrovicës dhe stadiumi i Prishtinës nuk janë 100% të gatshme për ndeshje ndërkombëtare. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori