LAJMI I FUNDIT:

Stabilizohet gjendja me COVID-19 në Maqedoni

Stabilizohet gjendja me COVID-19 në Maqedoni

Pothuajse të gjithë parametrat epidemiologjikë sipas të cilave vlerësohet situata me epidemi tregojnë një trend në rënie, pra rritje në lidhje me numrin e rasteve të kuruara, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 11 deri në 17 janar, përqindja e pozitivit nga të testuarit është 16 përqind, e cila krahasuar me mesin e dhjetorit (raporti i ISHP për periudhën nga 14 deri në 20 dhjetor 2020) ka rënie prej 13.3 përqind, kur përqindja ishte 29.3 përqind.

Në të njëjtin raport nga dhjetori, numri i rasteve të diagnostifikuar me Covid-19 në një javë ishte 4.585, ndërsa në raportin e ISHP-së për javën e kaluar numri ishte 2,397, që tregon një rënie prej 48 përqind. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i vdekjeve në javë ishte pothuajse përgjysmuar dhe numri i pacientëve të shëruar është rritur ndjeshëm.


Statistikat e djeshme të covidit gjithashtu treguan një trend të stabilizimit të epidemisë. Nga 1.906 teste të kryera një ditë më parë, u regjistruan 356 raste të reja me coronavirusit, 587 pacientë u shëruan, ndërsa 15 persona humbën jetën. Mes të vdekurve është edhe një 36 vjeçar nga Tetova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori