Të shtunën në Srebrenicë u përkujtua 25-vjetori i vrasjes së rreth 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë gjatë Luftës së Bosnjës nga forcat serbe.
Udhëheqës të shumtë i drejtuan mesazhe me thirrje për tolerancë dhe pajtim, por disa të tjerë kërkuan që liderët serbë të pranojnë plotësisht përgjegjësinë për masakrën e vitit 1995 si gjenocid ndaj popullsisë muslimane.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, kryeministrat britanikë, holandezë dhe spanjollë, ish-presidenti amerikan Clinton madje dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishin midis disa prej figurave të larta që adresuan mesazhe për ngjarjen.
“Pajtim nënkupton të refuzosh mohimin e gjenocidit dhe krimeve të luftës dhe çdo përpjekje për të lavdëruar kriminelët e dënuar të luftës,” – tha Guterres në një videomesazh.
Šefik Džaferović, anëtari mysliman boshnjak i presidencës tre-palëshe të Bosnjës, bëri thirrje për më shumë nga liderët botërorë përballë përpjekjeve për të minimizuar, relativizuar apo mohuar atë që ndodhi.
“Unë po u bëj thirrje miqve tanë nga e gjithë bota të tregojnë, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, se ata nuk do ta pranojnë mohimin e gjenocidit dhe nderimin e autorëve të tij,” tha Džaferović.
“Gjenocidi i Srebrenicës po mohohet [nga udhëheqësit serbë] po aq sistematikisht dhe përpikërisht sa u ekzekutua në 1995 … ne ia kemi borxh jo vetëm Srebrenicës, por njerëzimit, ta kundërshtojmë atë,” – shtoi politikani boshnjak.
Një thirrje e ngjashme erdhi nga Bakir Izetbegović, kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), partia kryesore politike boshnjake.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk e mbrojti Srebrenicën 25 vjet më parë, por ai tashmë ka mundësinë të mbrojë të vërtetën e cila vihet në dyshim,” – tha Izetbegović.
Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryesuesit të presidencës së OSBE-së, shprehu shqetësim për përpjekjet për “rishkruajtjen e historisë”.
“Revizionizmi me qëllim të keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime duke i kryer ato përsëri. Gjyqtarët vendas dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është më një mundësi,” – tha Rama në mesazhin kushtuar Srebrenicës. Ai kujtoi dhe situatën që kaloi Kosova pak vite më vonë.
“Përgjegjësitë për krimet u mbeten atyre që i kanë kryer, por shoqëritë janë po aq fajtore nëse nuk mbajnë mend dhe nuk nxjerrin mësime nga ajo që ndodhi në Srebrenicë,” – përfundoi Rama.
Bosnja mbetet e ndarë etnikisht një çerek shekulli pas ekzekutimit brutal në korrik 1995 të më shumë se 8,000 burrave dhe djemve muslimanë, të cilët u veçuan dhe u vranë mbi 10 ditë nga forcat serbe të Bosnjës. Në një operacion të organizuar, shumë u morën me autobusë për t’u ekzekutuar, më tej buldozerë u përdorën për t’i shtyrë dhe hedhur në varreza masive në pyll.
Sidoqoftë, serbët boshnjakë ende nderojnë si heronj udhëheqësit e tyre të luftës si Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic – të cilët më vonë u dënuan për gjenocid nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës. Disa madje janë duke organizuar festime të mbiquajtura si “Çlirimi i vitit 1995 në Srebrenicë”, kjo në përvjetorin e krimit.
Serbia ka kërkuar falje për masakrën, por nuk e ka pranuar interpretimin e përhapur ndërkombëtar se ishte gjenocid.
Në atë kohë, dëbimi i popullit kryesisht boshnjak musliman – në atë që u quajt “spastrim etnik” – ishte pjesë e një përpjekjeje për të krijuar një “Serbi të Madhe”. Sot, disa nga drejtuesit e Serbisë akuzohen për bashkëpunim ose në mënyrë aktive të angazhimit në mohimin e gjenocidit.
Një figurë e tillë është Milorad Dodik, udhëheqës i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), anëtari serb i Presidencës tre-palëshe të Bosnjës. Vitin e kaluar, ai e quajti masakrën e Srebrenicës “një mit të fabrikuar”.
Në një opinion për Euronews, akademikja Edina Becirevic thotë se ai ka mbështetjen e hapur të presidentit serb Alexsandar Vučić, pavarësisht promovimit prej tij të etno-nacionalizmit të rishikuar, dhe i bën thirrje Bashkimit Evropian të mbajë një qëndrim më të fortë.
“Është aspak befasuese … që Dodik ka marrëdhënie të mira me liderë si Putin dhe Orban. Por është problematike që ai të trajtohet si një partner legjitim edhe nga shumë diplomatë evropianë,” shkruan ajo. “BE duhet të pranojë që mundësitë për të bërë presion ndaj liderëve serbë dhe serbë të Bosnjës për të trajtuar historinë në mënyrë objektive nuk duhet të shterohen.”
Një tjetër figurë e shquar që mohon se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë është kryebashkiaku i qytetit. Mladen Grijicic ka përsëritur vazhdimisht teori, të njohura në mesin e politikanëve dhe mediave serbe, duke pretenduar se krimi është ekzagjeruar.
“Çdo ditë ka prova të reja që mohojnë paraqitjen e tanishme të gjithçka ndodhi” në Srebrenica, e citoi AFP.
Në fakt, provat e masakrës së kryer nga serbët e Bosnjës në 1995 ishin mbizotëruese dhe u mblodhën me detaje të përpiktë, duke bërë që gjykatat boshnjake dhe ndërkombëtare të vendosnin se ishte gjenocid.
Por 25 vjet pasi përfunduan luftimet në ish-Jugosllavi, beteja për të formuar kujtesën e asaj që ndodhi është ende e ashpër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës