LAJMI I FUNDIT:

Sqaron Blero: Kam treguar vet ku e kam marrë “5” (Foto)

Sqaron Blero: Kam treguar vet ku e kam marrë “5” (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi është detyruar të reagojë nga Meksika, ku po pushon për rihapjen e spekulimeve për këngën e tij “5”.

Kënga “5” në bashkëpunim me Shkurte Gashin e ka katapultuar këtë të fundit në skenën muzikore shqiptare, teksa vet këngëtari shijoi suksesin me shumë koncerte në diasporë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, mediat kanë raportuar gjatë ditës sërish se kjo këngë është e vjedhur, ndonëse vet këngëtari me të lansuar projektin në përshkrimin e videos në YouTube kishte treguar se nga e ka marrë këngën “5” apo ku është inspiruar.

Në foto shihet se si vet këngëtari konfirmon se ai e ka përmendur faktin se nga e ka marrë këngën. /Telegrafi/