LAJMI I FUNDIT:

Sportistët e FSPK nisen për pjesëmarrje në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve

Sportistët e FSPK nisen për pjesëmarrje në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës ka bërë të ditur se do të marrin pjesë në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve.

Federata e themeluar në shtator të vitit 2009, është asociacion që në programin e vet ka për synim masovizimin dhe zhvillimin e sportit në mesin e punëtorëve të institucioneve dhe ndërmarrjeve të Kosovës, duke promovuar aktivitete në të dy gjinitë. Po ashtu, synon të përdor sportin për promovim të bashkëpunimit në mesin e punëtorëve, për kultivim të marrëdhënieve të shëndosha brenda anëtarësisë.

Aktivitetet e Federatës bazohen në organizimin dhe mbajtjen e garave në disiplinat e ndryshme të sportit, siç janë: futbolli i vogël, basketbolli, ping-pongu, shahu dhe sporte të tjera. Deri tani, përveç organizimit të garave brenda vendit, në futboll, basketboll, pingpong dhe shah, Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës ka arritur të prezantohet me shumë sukses edhe në arenën ndërkombëtare.

Duke synuar promovimin në arenën ndërkombëtare dhe nga të gjitha këto prezantime, kjo federatë është kthyer në vend me kupa dhe medalje.

Federata është anëtarësuar në Konfederatën Botërore të Sportistëve Punëtor më 15 Mars 2019ë, e njohur me akronimin CSIT, që numëron mbi 200 milionë anëtarë.

“Deri më tani, që nga dalja e parë në arenën ndërkombëtare në vitin 2011, dhjetë (10) herë jemi prezantuar me shumë sukses në gara. Kemi arritur që tre (3) herë të bëhemi kampion në futboll dhe një herë në basketboll. Mirë jemi plasuar edhe në garat në pingpong dhe shah, ku kemi zënë vendet e pesta”, ka bërë të ditur Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës.

“Këtë vit kemi pranuar ftesën dhe me kënaqësi kemi konfirmuar pjesëmarrjen në garat e organizuara nga CSIT ku do të marrin pjesë rreth 5,000 sportist të disiplinave të ndryshme. Garat do të mbaheb nga data 5 deri 10 shtator 2023, në qytetin bregdetar Cervia të Italisë. FSPK do të marrë pjesë në futboll të vogël, basketboll dhe streetball (3×3). Këto gara mund t’i titullojmë “Olimpiada e Sportistëve Punëtorë” dhe mbahen për herë të parë pas pandemisë Covid-19”.

“Për shkak të specifikave të Federatës tonë, derisa viteve të kaluara, bazuar në kriteret për kategorizim të sportit dhe sportistëve, buxheti që i dedikohej Federatës tonë me Memorandum të bashkpunimit me Ministrinë, ishte modest dhe nuk mbulonte as 40% të shpenzimeve të planifikuara, këtë vit, për shkak se jemi në proces të ri-licencimit dhe akoma nuk e kemi përfunduar, proces i kërkuar dhe zbatuar nga MKRS, nuk kemi mundur të nënshkruajmë Memorandumin për bashkëpunim me Ministrinë që për pasojë nuk kemi asnjë ndihmë nga Ministria dhe na është vështirësuar në maksimum vazhdimi i veprimtarisë. Gjatë zhvillimit të këtij procesi, kemi bërë përpjekje të parreshtura me i parashtruar dhe argumentuar specifikat e Federatës, dhe jemi në fazën e pritjes për ri-licencim”.

“Disi ia kemi dalë të përfundojmë stinorin pranveror të garave, por po kemi probleme për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare. Nisur nga kjo, kërkojmë dhe shpresojmë se do të na ndihmoni që këtë vit ta përballojmë dhe të përmbushim planprogramin e miratuar në Kuvend”.

“Jemi optimist se MKRS do të marrë në konsideratë specifikat dhe argumentet tona dhe do ta ri-licencon Federatën”, thuhet më tej në njoftimin e tyre”.

“Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë sponsorët tanë që pa hezitim pranuan të përkrahin pjesëmarrjen tonë në këtë ngjarje botërore sportive: TEB Bank, BKT Bank, Ujë Rugove, Ring dhe
Gently Shoes“, thuhet në njoftimin e FSPK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Gjendet një 'zbraztësi shokuese' në kontratën e Jadon Sanchos që ndryshon gjithçka për Man Utd dhe Chelsean

Gjendet një 'zbraztësi shokuese' në kontratën e Jadon Sanchos që ndryshon gjithçka për Man Utd dhe Chelsean

Premier League
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori