Spitali i Qytetit të Shkupit i stërmbushur nga pacientë të ardhur nga Qendra Klinike

Spitali i Qytetit ka mobilizuar të gjitha kapacitetet për tu bërë ballë fluksit të shtuar të pacientëve të sjell nga Qendra Klinike, pasi atje nuk po funksionojë sallat e operacioneve shkaku i defektit. Kryekirurgu i Traumatologjisë në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” Nebojsha Nastov, tha se janë detyruar të lënë anash të gjitha operacionet elektive dhe si pasojë lista e pritjes së pacientëve në nevojë është rritur për një afat të pacaktuar. Ai tha se rastet urgjente janë shumëfishuar, pasi që vijnë nga të gjitha anët e vendit.
“Kapaciteti në tri javët e fundit është mbushur nga 95-100% në bazë ditore varësisht nga numri i të pranuarve dhe atyre të lëshuarve, por mund të them se kapaciteti është mbushur plotësisht. Kirurgjia është repart që përveç përkushtimit në punë nevojitet edhe dëshira për të ndihmuar, kështu që ne do të jemi në gjendje të mbahemi në këtë ritëm të punës për aq sa do të jetë e nevojshme. Rreth 17-25 pacientë në ditë iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale si raste urgjente vetëm në spitalin tonë”, tha Nebojsha Nastov, Kryekirurg i Traumatologjisë në Spitalin e Qytetit.
Ndërkaq, drejtoresha organizative e spitalit, Nermine Shaqiri, ka apeluar që sa më shpejt të tejkalohen problemet me sallat operative të Qendrës Klinike, që edhe këtu gjërat të kthehen në normalitet. Ajo tha se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të sjellin staf mjekësor nga institucionet tjera shëndetësore.
“Kemi marrë shkresë nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët kërkojnë riorganizim të stafit nëse kemi nevojë për ndihmë, në fakt atë po pe presim. Po sigurisht, në aspektin teknik kemi të kompletuar, rregullisht ka servise të pajisjeve dhe nuk kemi asnjë problem më atë çështje. Iu bëjmë thirrje autoriteteve që sa më shpejtë të tejkalohet atje problemi në mënyrë që situata të kthehet në normalitet”, deklaroi Nebojsha Nastov, Kryekirurg i Traumatologjisë në Spitalin e Qytetit.
Përderisa situata alarmante është në javën e tretë, autoritetet po përpiqen të gjejnë arsyen përse në disa salla të operacioneve të Kirurgjisë në “Nënë Tereza” po vjen një erë e keqe nga sistemi i ajrit të komprimuar. Ekzaminimet e ekspertëve ndërkombëtarë sugjerojnë që të ndërrohet i gjithë sistemi i ajrit dhe oksigjenit ngaqë tani 30 vite nuk është rinovuar dhe tani ka sjellë një situatë para kolapsit të sistemit shëndetësor. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë