Pacientja 62 vjeçare, B.I e cila vuante nga një lëndim në gjurin e majtë, tash e pesë vjet ka kërkuar shërim duke vizituar spitalet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, por pa gjetur asnjëherë trajtimin e duhur, derisa ajo vendos të shkojë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Para 3 vitesh pacientja B.I është operuar në njërin nga spitalet private në Shkup ku është vendosur protezë totale e gjurit të majtë. Një vit pas intervenimit pacientja pëson frakturë periprostetike në femurin e majtë. Ajo prapë kryhen intervenimin e dytë në të njëjtin spital në Shkup ku bëhet osteosinteza e femurit distal me një pllakë kondillare.
Një vit pas intervenimit të dytë, pa ndonjë trauma, pacientes i thyhet implanti (pllaka kondillare) dhe fraktura periprostetike dislokohet si në fillim, pra kemi të bëjmë me një moskonsolidim të frakturës periprostetike. Nga ajo kohë pacientja ka qëndruar pa lëvizur, derisa familjarët e saj dëgjojnë për sukseset e shumta të Spitalit Amerikan, konkretisht stafit të ortopedisë dhe, siç thotë pacientja, vendos të vijë edhe ta provojë vetë.
“B.I thotë se kishte përjetuar trauma të shumta shëndetësore dhe psikike gjatë asaj kohë, pasi që asnjëri nga tri operacionet që i kishte realizuar në Shkup nuk kishin rezultuar të suksesshme”, bëhet e ditur në njoftim.
Madje ajo thotë se mjekët ortoped të atij spitali e kishin mashtruar për cilësinë e pllakave dhe të protezës.
“Për mua dhe për familjarët e mi ka qenë shumë e vështirë ajo periudhë kohore. Kam realizuar tri operacione në Shkup dhe asnjëri nuk ka qenë i suksesshëm. Unë kam vendosur që mjekët ortoped të atij spitali t’i padisë, sepse ajo që ata kanë bërë me mua është e pa tolerueshme dhe e papranueshme. Unë kam paguar për protezë dhe për pllaka gjuri të cilësisë së lartë ndërsa ata më kanë vendosur falso të cilat më janë thyer pas disa muajve që më janë vendosur në gju”, tregon ajo.
Për Spitalin Amerikan ajo kishte dëgjuar nga njerëzit e ndryshëm të cilët kishin kryer intervenimet e tyre dhe të cilat kishin qenë shumë të suksesshme.
“Spitalin Amerikan më kanë sugjeruar shumë njërës, familjarë të mi të largët, të cilët kishin ardhur në këtë spital dhe kishin dal të shëruar dhe pa asnjë pasojë. Gjithashtu kam dëgjuar edhe nga njerëz të tjerë të cilët shpresën e vetme të shërimit e kishin gjetur në po këtë spital – në Spitalin Amerikan”, sqaron pacientja në fjalë.
Operacioni që i është bërë pacientes në fjalë, në Spitalin Amerikan, ka qenë heqja e endoprotezës së vendosur, reseksioni (largimi) i pjesës distale të femurit si dhe pjesërisht pjesës proksimale të tibisë, pastrimi i indeve të buta dhe vendosja e Protezës Modulare (Tumor protezë) në gjurin e majtë si dhe përforcimi i tendonit patellar me Twin fix anchor.
Kjo ndërhyrje është e para e këtij lloji e realizuar ndonjëherë në Kosovë. Mjekët ortoped që realizuan këtë operacion janë: Dr. Florin Ramadani, Dr. Pleurat Sejdiu dhe Dr. Zukë Xani.
Kjo ndërhyrje ortopedike është e llojit të veçantë dhe ajo që vlen të theksohet është se ky operacion është realizuar për herë të parë në Kosovë dhe atë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Dr. Florin Ramadani, shef i Departamentit të Ortopedisë, thotë së gjendja gjatë dhe pas intervenimit ka qenë pa komplikacione dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë.
“Pacientja tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ajo tash e tutje do të mund të vazhdojë jetën normalisht dhe do të mund të kryej të gjitha funksionet normale të gjurit të saj”, thotë Dr. Florin Ramadani – Ortoped – Traumatolog në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Kujtojmë për të gjithë opinionin se ekipit të Ortopedisë me Dr.Florin Ramadanin i besojë edhe kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi. Pas një lëndimi të pësuar gjatë stërvitjes, Majlinda i është nënshtruar një operacioni të vështirë në Spitalin Amerikan dhe tani pas më shumë se një viti ajo vazhdon të ushtrojë sportin e vështirë të xhudos duke qëndruar në majat më të larta të klasifikimit botëror, me synim fitimin e titullit në lojërat Olimpike Rio 2016.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës