LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan mbështet fëmijët në nevojë të “Handikos”

Spitali Amerikan mbështet fëmijët në nevojë të “Handikos”

Në ambientet e shoqatës Handikos është zhvilluar seminari ‘Problemet urologjike tek fëmijët më mielomeningocellë’ që për qëllim kishte trajtimin e fëmijëve nga sëmundja e veshkave dhe ulja e rrezikut të infeksioneve urinare.

Gjithashtu në këtë seminar është folur edhe për sëmundjen ‘Spina Bifida’, e cila shfaqë defekt të harqeve të unazave vertebrale për shkak të mos mbylljes apo hapjes së tyre.

Sipas, Prof. Dr, Murat Dayanç, Urolog ­ Pediatër në Spitalin Amerikan, këto defekte të sëmundjes së Spina Bifidës ndodhin mes javës së tretë apo të katërt të shtatzënisë, por nëse bëhet trajtimi me kohë siç pohoi ai, këta fëmijë do të mund të ecin me këmbët e veta për një kohë të shkurtër.

Po ashtu, ai tha se nëse fëmijët me sëmundjen Spina Bifida nuk përcillen në mënyrë të drejtë mund të kalojnë deri në insuficiencë të veshkave (pamjaftueshmëri) dhe se sipas tij, pacientët që i përcjell ai në ditët e sotme nuk ka ndodhur ndonjë problem i tillë me fëmijët. Prof. Dayanç po ashtu shtoi se për këto sëmundje ka metoda të thjeshta që të parandalohen.


Rreth 95% të fëmijëve me sëmundjen Spina Bifida kanë dëmtim në intervenimin e fshikëzës, dhe si pasojë e kësaj sëmundje ata mund të kenë mosmbajtje të urinës, vështirësi në zbrazje, dëmtimin e veshkave për shkak të rritjes së presionit të fshikëzës, refleks vezikoureteral, obstruksion urinar (bllokim) dhe infeksione urinare.

Spitali Amerikan në bashkëpunim me HANDIKOS­in, ka vendosur që këta fëmijë të kryejnë kontrolle falas, gjithashtu tre prej tyre në kushte më urgjente shëndetësore do të operohen falas në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori