Spitali Amerikan fillon me aplikimin e rregullt të terapisë trombotike në infarktet akute të trurit

Spitali Amerikan në Prishtinë këtë javë është pajisur me medikamentin Actilyse, përkatësisht ilaçin për shkrirjen e trombeve të gjakut në arteriet trunore.
Bëhet fjalë për ilaçin më bashkëkohor dhe të vetëm në treg i cili aplikohet në gjendjet në të cilat konstatohet prania e infarktit në tru (goditjes, sulmit apo pikës në tru).
Afati kohor në të cilin ilaçi mund t’i jepet pacientit është i kufizuar.
Prandaj, të gjithë ata që përjetojnë simptoma të cilat mund të jenë në ndërlidhje me trurin duhet të paraqiten apo të sillen në spital jo më larg se 3 orë që nga fillimi i simptomave.
Kjo nguti është që t’i jepet kohë e mjaftueshme ekzaminimeve që duhet të bëhen në emergjencë, në mënyrë që kufiri maksimal i aplikimit të terapisë prej 4.5 orësh të mos tejkalohet.
Simptomat që sugjerojnë për një infarkt të mundshëm të trurit mund të jenë të ndryshme. Me të shpeshtat janë humbja e vetëdijes, humbja e aftësisë për të folur apo për të kuptuar atë që thuhet, paraliza apo mpirja e njërës anë të trupit, marramendja, vjellja, humbja e shikimit.
Të gjitha këto simptoma mund të paraqiten në kombinime të ndryshme dhe veçoria kryesore është se ato shfaqen zakonisht papritmas, në mënyrë të përnjëhershme.
Veprimi i parë i cili duhet të bëhet në emergjencë është që të realizohet së paku një tomografi kompjuterike e trurit, me të cilën do të përjashtohet prania e gjakderdhjes në tru dhe në mënyrë indirekte do të konstatohet infarkti.
Po qe se edhe kriteret e tjera të parapara me udhëzimet ndërkombëtare përmbushen, atëherë pacienti në fjalë do të jetë kandidat i përshtatshëm për terapinë e lartpërmendur.
Aplikimi i terapisë trombolitike bëhet përmes rrugës venoze dhe kryhet në një periudhë kohore prej një orësh. Duke qenë se ilaçi paraqet një hollues të fuqishëm gjaku, duhet të merren masa të veçanta për t’i përcjellë efektet e mundshme anësore dhe gjendjen e përgjithshme të pacientit.
Ekzistojnë rregulla strikte të cilat e kufizojnë përdorimin e ilaçit dhe krahas kohës e cila është kriteri kryesor, të gjitha të tjerat duhet të shqyrtohen me kujdes, në mënyrë që dobia e terapisë të jetë maksimale.
Spitali Amerikan në Prishtinë dhe Departamenti i Neurologjisë, i udhëhequr nga Ass. Dr. Blerim Myftiu, më 15 dhjetor të vitit 2015 e ka përdorur këtë terapi për të herë të parë në Kosovë te një pacient me infarkt akut në tru. Duke e aplikuar me 22 shtator 2018 për herë të tretë terapinë trombolitike, ajo tanimë është futur në përdorim të rregullt.
Kësisoj, Kosova e cila ka qenë shteti i vetëm në Evropë që nuk e aplikonte këtë terapi bashkëkohore për infarktet akute, tani e tutje e ka institucionin dhe departamentin ku pacientët mund të përfitojnë nga terapia dhe mund t’i shmangin pasojat serioze të infarkteve trunore./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Po sikur fëmija të mos ketë të njëjtin grup gjaku si mami apo babi? Nga kush e trashëgon dhe nga çfarë varet?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri