LAJMI I FUNDIT:

Spahiu për idenë e Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh: Një budallallëk me brirë

Spahiu për idenë e Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh: Një budallallëk me brirë

Idenë e akademikut Rexhep Qosja të shpalosur në Zona e Debatit në Klan Kosova, për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, publicisti Nexhmedin Spahiu, e ka quajtur “budallallëk me brirë”.

Sipas, Qosjes për t’u zgjidhur problemi serbo-shqiptar, duhet të ketë një shkëmbim territoresh, ku Lugina e Preshevës do t’i bashkohej Kosovës e më pas Kosova Shqipërisë, kurse Veriu i Mitrovicës t’i bashkohet Serbisë, por Spahiu tha, në Ora e Fundit në Klan Kosova, se kjo është një ide fare e pamenduar.


“Është një budallallëk me brirë. Nuk ka ku shkon më tutje. E para, nuk mund të bësh një këmbim në qoftë se ti nuk e kontrollon asnjë nga ato territore. Kur janë caktuar kufijtë e Kosovës pas luftës së dytë botërore nuk janë bërë krejt rastësisht”, ka thënë Spahiu.

“Në qoftë se do të kishte një ndarje të tillë, tanket që do të qëndronin në kufi veri të Kosovës do ta kishin në nishan gjithë territorin e Kosovës, kjo është ushtarakisht e pambrojtshme dhe Kosova pa veriun e saj nuk është Kosovë – nuk mund të funksionojë si shtet i pavarur”.

“Kjo është një ide pa llogari, është ide etno-centrike”.

Sipas Spahiut Qosja më shumë flet nga inati sesa nga takati politik.

“Në çështje politike Qosja nuk përbën një personalitet që vlen t’i dëgjohen ato çfarë ai thotë”.

“Qosja flet bazuar në inate personale dhe jo mbi parime që do të duhej t’i kishte një intelektual i mirëfilltë. Por Rexhep Qosja nuk ka ndikim politik dhe kjo është e mirë. Qosja është figurë e rëndësishme letrare, por jo që ka një opinion politik që i bënë hajër shoqërisë së Kosovës”. /klankosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori