LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër”

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër”

Në Gjykatën Penale sot duhet të nbahet seancë gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër”, në të cilin i akuzuar është ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja Daniella Rangellova dhe 11 persona tjerë.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova në seancën e kaluar nuk pranoi kërkesën e të akuzuarve për shtyrjen e gjykimit, duke filluar diskutimin kryesor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e kaluar u soll vendim që procedura për dy të akuzuar në këtë rast të ndahet. Një është kundër të akuzuarit të shtatë Dimçe Krstev, ndërsa procedura e dytë e ndarë është kundër të akuzuarit të katërt Tomisllav Llazarov, i cili pranoi fajin dhe tha se ndjen keqardhje për veprën.


Prokurorja e vlerësoi si befasuese, por pozitive pranimin e fajit nga Llazarov.

Ish-kryeministri Gruevski është i akuzuar nga PSP për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013./Telegrafi/