Afati që Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, i dha kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha për të liruar selinë blu përfundon ditën e sotme.
Berisha ka kërcënuar se do të shkojë në ‘shtëpinë e demokratëve’, teksa Basha i është përgjigjur duke bërë disa ndryshime në godinë, duke blinduar derën kryesore e duke u përgatitur për ndonjë skenar të mundshëm.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë sot në selinë e partisë më të madhe opozitare në vend, ndërsa Lulzim Basha ka theksuar se situata do të vijojë në normalitet, pa ngjarje të pazakonta.
Ditën e djeshme ka pasur një përplasje virtuale mes Komisionit të Rithemelimit dhe PD të Bashës. Komisioni i Rithemelimit tha se Basha Partinë Demokratike po e kthen në një bunkier ndërkohë që kryedemokrati u shpreh se ish-kryeministri Berisha po nxit dhunë me deklaratat dhe aktet e tij.
Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të udhëheqë një protestë kombëtare, disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë.
Në një njoftim të publikuar nga Berisha, nënvizohet se selia e demokratëve nuk është “bunker i pengut”, duke iu referuar kryedemokratit Lulzim Basha, por sipas tij është shtëpia e demokratëve.
Ish-kryeministri u shpreh disa javë më parë se data 8 janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD-së që firmosen të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike.
“Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban”, tha Berisha.
PD nga ana tjetër akuzon ish-kryeministrin Berisha se po përgatit një sulm ndaj PD nën shoqërimin e personave të inkriminuar.
“Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojërat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve”, thuhet në reagimin e PD-së.
Përçarja brenda partisë më të madhe opozitare shqiptare erdhi pas largimit nga grupi Parlamentar i PD të liderit historik Sali Berisha, me arsyetimin se ai ishte shpallur non grata nga SHBA. /TCh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës