LAJMI I FUNDIT:

Sot sistemi arsimor në grevë

Sot sistemi arsimor në grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe të Shkencës së Kosovës do të mbajë sot grevë një ditore në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se greva e së hënës është vazhdimësi e veprimeve sindikale të SBASHK-ut kohën e fundit, për shkak të mos-realizimit të kërkesave nga qeveria.

“Të hënën i tërë sistemi arsimor i Kosovës do të jetë në grevë tërë ditore… Nëse kërkesat nuk do të realizohen edhe pas grevës të së hënës, sipas vendimit të Kongresit të SBASHK-ut, greva do të përshkallëzohet në muajin prill”, theksoi Jasharaj.


“Uroj që Qeveria e Kosovës të shoh seriozitetin e situatës dhe të mos na dërgojë në hapin tjetër sepse sipas rezolutës së Kongresit nëse deri më 13 prill qeveria nuk vepron, atëherë do të jemi të shtrënguar të shkojmë në grevë në kohë të pacaktuar që nënkupton që greva do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave të anëtarësisë sonë”.

Jasharaj për Radio Kosovën potencoi se kërkesa kryesore e grevistëve do të jetë dërgimi në Parlament i Projektligjit për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta.

“Kërkesë tjetër e jona është që qeveria bashkë me institucionet lokale të punojë më shumë të realizohet kontrata kolektive pa pasur nevojë të shkohet nëpër gjykata. Kërkesë e tretë është që propozimi i SBASHK-ut dhe i MASHT-it lidhur me ligjin e pagave të pranohet…”

Sipas organizatorëve, të hënën të gjithë arsimtarët duhet të jenë nëpër vendet e tyre të punës, por nxënësit nuk duhet të shkojnë në shkollë. Megjithatë, kreu i Sindikatës tha se i kanë përjashtuar çerdhet, për arsye të përkujdesjes për fëmijët, prindërit e të cilëve janë të punësuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori