LAJMI I FUNDIT:

Sot nis Kampionati Botëror i Karatesë

Sot nis Kampionati Botëror i Karatesë

Kampionati Botëror i Karatesë në stilin Shotokan, që do të mbahet në Prishtinë, do të nis sot dhe do të vazhdojë për tri ditë radhazi. Kjo është njëra prej ngjarjeve më të mëdha të organizuara në Kosovë në vitet e pas luftës. Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës , Fadil Arifi, ka thënë se ai dhe të gjithë kolegët e tij kanë punuar që të organizohet në mënyrë sa më të mirë Kampionati Botëror.

“Kemi punuar së bashku me të gjithë kolegët në mënyrë që Kosova të organizojë në mënyrën më të mirë të mundshme një ngjarje të madhe siç është kampionati Botëror”, deklaroi Arifi. Ndryshe, i pari i FKK-së tha se në këtë Botëror do të jenë pjesëmarrës shumë shtete. Pjesëmarrjen në këtë Botëror e kanë konfirmuar karateistë nga shumë shtete të botës, ndërkohë që numri i pjesëmarrësve do të jetë shumë i madh. Numri i pjesëmarrësve në këtë Botëror do të jetë rreh 700 karateistë ”, theksoi Arifi.

Tutje, ai vazhdoi duke thënë se të gjithë pjesëmarrësit, por edhe zyrtarët dhe gjyqtarët e karatesë nga shtetet pjesëmarrëse, do të binden për një organizim të mirë të këtij Kampionati Botëror. “Shpresoj se FKK do të dalë faqebardhë nga ky aktivitet, që do të ndikojë në afirmimin e sportit kosovar”, përfundoi Arifi. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori