LAJMI I FUNDIT:

Sot në Stamboll fillon samiti botëror i Investimeve

Sot në Stamboll fillon samiti botëror i Investimeve

Me pjesëmarrjen e më shumë se 100 agjenci për nxitjen e investimeve dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare sot do të organizohet në Stamboll Samiti Botëror i Investimeve.

Sot do të organizohet në Stamboll Samiti Botëror i Investimeve me pjesëmarrjen e kryetarëve të më shumë se 100 agjencive investuese.

Në konferencën e Stambollit do të marrin pjesë edhe drejtues të nivelit të lartë të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare siç janë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Banka Islamike për Zhvillim (IDB), Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Në këtë aktivitet do të firmosen edhe marrëveshje të rëndësishme.


Ecuria e investimeve të drejtpërdrejta në botë do të jetë përcaktues në aspektin e strategjive që do të ndjekin institucionet përgjegjëse për stimulimin e investimeve. /Telegrafi/