LAJMI I FUNDIT:

​Sot Kuvendi Kombëtar i PD, vendoset për linjën e partisë

​Sot Kuvendi Kombëtar i PD, vendoset për linjën e partisë

Mbahet sot Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, që do të vendosë për linjën e re të partisë opozitare pas ikjes së Lulzim Bashës.

Në Kuvendin Kombëtar, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, do të marrin pjesë 1 mijë e 100 delegatë të zgjedhur nga degët e PD-së në të gjithë Shqipërinë.

Bashkë me ta do të jenë edhe anëtarët aktualë të Këshillit Kombëtar, plus delegatët e rinisë dhe gruas dhe numri shkon në 1800 delegatë.


Parashikohet që votimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të nisë në orën 13:00. Kuvendi do të propozojë ndryshime statutore dhe do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar.

Partia Demokratike bëri publike 421 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Kombëtar. Mes tyre, 1100 delegatët e Kuvendit do të zgjedhin 150 emrat që do të jenë pjesë e Këshillit.

Lista e kandidatëve përbëhet nga shume emra të kohës kur Berisha kishte drejtimin e partisë, që tashmë rikthehen.

Bie në sy kandidatura e Arben Imamit, i larguar më parë nga Basha, si dhe Rudina Hajdari e Myslym Murrizi që u përjashtuan pasi refuzuan të digjnin mandatet parlamentare.

Në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar nuk mungojnë as kritikë të Berishes, si Fatbardh Kadilli, si dhe njerëz të cilët ishin pranë Lulzim Bashës si Patrik Sadikaj. /a2/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori