LAJMI I FUNDIT:

Sot, ksenofobizmi i shqiptarëve ndaj Greqisë është kulturë…

E shtunë, “wikeends-i” po shijohet nga shqiptarët, të cilët kanë filluar të harrojnë shqipen, por çfarë është më e keqja në përdorim kanë futur turli-lloj gjuhësh e gërshetimesh gjuhësore, të papranueshme linguistikisht. Gjithsesi, me pak fjalë, ndërkohë që kafenetë e kryeqytetit ishin të populluara, shumë bare e kafene në pjesë të tjera të Shqipërisë ishin të mbushura nga tymi i duhanit dhe era e alkoolit, e bisedat kulmonin me zë të lartë duke argumentuar “21 janarin” e “famshëm”, në Korçë Organizata Omonia po festonte 20-vjetorin e krijimit të saj. Në fjalën e tij “prekëse”, konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka mbështetur idenë e regjistrimit të grekëve, ndërsa ka bërë thirrje për bashkim në emër të Vorioepirit. Mes të tjerash, ai ka theksuar, “Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllenjtë janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullatës, por nis me regjistrimin e popullatës greke. Eksistojnë të drejta të minoriteteve. Por këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë emrin Voriepir. Ky është Vorioepiri. Në Vorioepir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajo, shpresë dhe betejë”.

Personalisht, nuk më befason aspak deklarata e vendosur në gojën e këtij konsulli nga direktivat e Athinës zyrtare. Nuk më habit aspak, mosreagimi i pushtetit lokal dhe banorëve të Korçës, por edhe mbarë Shqipërisë. Me 25 mars 2010, gjatë paradës së ushtrisë greke ofendohet kombi shqiptar. E ndërsa, pas katër ditësh disa të rinj mes tyre edhe unë “rrezikziu” protestojmë dhe djegim flamurin grek. Menjëherë goja e përdalë e një spiuni të mirëfilltë të Shërbimit Inteligjent Grek, Vangjel Dule, del në prononcim për shtyp dhe akuzon këto të rinj për ksenofobizëm. Sa qesharake! … Politika jonë heshtte, heshti, heshtojnë! Nuk e di pse!?

Së pari, më lejoni t’iu them se deklarata e konsullit grek në Korçë u bë në një moment, ku mendja e të gjithë shqiptarëve është zhvendosur në komentet rreth ngjarjes së 21 janarit. Media, politika, qytetarët e këtij vendi janë të frustruar nga ngjarja-makabër, e cila kulmoi me vrasjen e 4 qytetarëve dhe çfarë është më jetike për të ardhmen e vendit, vrasjen e demokracisë.


Së dyti, edhe sikur liderët kryesorë të vendit të dilnin për të dënuar aktin, kjo do të inferiorizonte shtetin shqiptar. Arsyeja? Athina zyrtare dhe Evropa mbarë do të barazonin udhëheqjen e shtetit tonë me një “paloviçmiop” konsull grek. Pra, një figurë jo kushedi se çfarë e një shteti të vihet përballë krerëve të institucioneve tona, si Presidenti, Kryeministri apo Kryetarja e Kuvendit do ishte tejet absurde dhe e pavlerë. Po edhe sikur të ndodhte, si përherë shteti grek do të reagonte duke thënë “dënojmë aktin, por qëndrimi i konsullit nuk është qëndrimi zyrtar i shtetit tonë. Ne jemi dy popuj fqinjë”.

Së treti, pretendimet e Greqisë për Vorio-Epirin po njohin një shtrirje më të gjerë. Pas Himarës, Sarandës dhe Gjirokastrës, radha e lobimit i vjen Korçës. Shteti grek po shtrin “tentakulat” e veta në gjithë pjesën jugore të Shqipërisë. Ajo në sfond kontribuon në zhvillimin e jetës kulturore, ndërsa në thelb promovon ëndrrën e saj të kahershme “vorio-epiriote”. Duhet theksuar që Korça dhe Shkodra janë dy ndër qytetet elitare tradicionale shqiptare dhe një deklaratë e tillë në mes të popullit korçar, absolutisht është një fyerje dhe sharje më e madhe se me “nënë e motra”.

Së katërti, deklarata e Ikonomus se “vllehtë janë grekë” është një paradoks i madh, pasi ka vlleh m’u në mes të Athinës që pranojnë me plot gojën se nuk janë grek. E si paska vlleh në mes të Korçës, të cilët deklarojnë se jam grekë?

Vëllezër e motra shqiptare! Ju o gjyshër, prindër dhe të rinj e të reja të kombit tim! Ju o shqiptarë që jetoni në Shqipëri, Kosovë, Çamëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e diasporë! ZGJOHUNI… Kjo është e vetmja thirrje, e cila del nga idealizmi, por edhe logjika e ftohtë. Ai që beson në Zot, atdheun e ka të parin. Ai që do familjen, nënën e babain, përsëri atdheun e ka të parin. Pse, më kot fillon fjala atdhe me AT’ dhe mëmëdhe me MËMË?! O ju intelektualë, tek ju kam besimin më të madh, ZGJOHUNI! Ky duhet të jetë një zgjim mbarëkombëtar. Ogurin e mirë e dhanë zgjedhjet në Kosovë. Partitë të cilat duan një jetë më të mirë, zhvillim social, por mbi të gjitha bashkim kombëtar janë votuar ndjeshëm nga elektorati. Ka ardhur koha, që edhe klasa politike në Shqipëri dhe Maqedoni të gjejë gjuhën e përbashkët, të shuajë konfliktet artificiale dhe t’i përvishen kombit, të paktën të ruajnë territoret dhe popullin tonë nga uzurpimi i bashibuzukëve dhe dallkaukëve.

Më vjen keq… Më vjen keq për të gjithë njerëzit e mi, të cilët janë keqpërdorur nga politika dhe politikanët. Respekt dhe mirënjohje për një pjesë të popullit tim, e cila punon pa u lodhur duke dhënë simbolin e njeriut modest, por me vlera humane. Më duket e pakuptimtë, që psh (meqë është e kohëve të fundit, e jo për ndonjë gjë tjetër) një turmë e madhe doli me 21 janar në mes të Tiranës, ndërkohë që turma të tilla duhet të ishin gjendur në çdo pjesë të Rep. së Shqipërisë dhe Kosovës duke protestuar për raportin famëkeq të Dick Marty, për deklaratën e Ilir Metës në Beograd që “Serbia do të ketë dalje në Adriatik”, për paktin detar, për tabelat greke në qytetet shqiptare etj, etj. Pra, ideja është e tillë. Shpirti dhe mendja e shqiptarëve nuk duhet të jetë e imponuar nga ca politikanë, që të dërgojnë tek vdekja. Cilësitë tona dhe ajo atdhedashuri, e cila është shkruar ndër shekuj që ne shqiptarët kemi ndaj vatanit tonë duhet të shfaqet nga organizimet dhe tubimet tona spontane, për të rritur mirëqenien sociale të vendit, por edhe për të qenë krenar që jemi shqiptarë.

Babëzia, makutëria, kodoshllëku, kusaria, matrapazllëku, bixhozllëku, hajdutllëku, legenllëku janë kudo ku shkel në Shqipëri. Si në Korçë, si në qytete të tjera ka sa të duash njerëz të shitur tek greku, serbi e për dy lekë kanë filluar të shesin edhe trupin në mes të Tiranës. E për këtë të fundit, ke raste sa të duash. Mjafton të shkosh tek xhaxhi taksixhiu dhe t’i thuash “më gjej ndonjë, për kaq gjë”. Por, ta dini se këto nuk janë vlerat e shqiptarëve. Vërtetë, situata si ato të lartpërmendura ka boll në arteriet e vendit tonë, por ama ne duhet të japim shembullin e mirë të moralit, besimit, funksionimit dhe zhvillimit të jetës sonë dhe të vendit. Për të ndërtuar kalanë e “Rozafës”, ehu, sa kohë u desh, për ta shembur atë mundet me ca copa tritoli ta kryesh për një ditë. Kështu janë edhe vlerat tona. E rëndësishme është që ne atdheut t’i dalim zot dhe kodoshëve si Dule, Bollano, Ikonomus, t’i japim “dorën” e fundit.

Kujtdo që i shkon ndërmend ta bëj pyetjen: “Nëse ksenofobizmi grek ka ekzistuar, pse duhet edhe ai shqiptar të ekzistojë kundër grekëve?”, i përgjigjem: “Më shumë se kurrë ndonjëherë, kultura jonë shtohet dhe pasurohet nëse ksenofobizmin e kemi të rrënjosur në shpirt vetëm kundra grekut”!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori