LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon panairi i mobilieve në Shkup

Sot fillon panairi i mobilieve në Shkup

Prej ditës së sotme e deri më 27 mars në Panairin e Shkupit do të mbahet edicioni i 42-të i panairit ndërkombëtar të mobiljeve ku do të prezantohen 180 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe 400 jo të drejtpërdrejtë nga Maqedonia, Italia, Kroacia, Serbia, BeH-ja dhe Kosova.

Në panairin, pajisje për amvisëri dhe objekte publike, repromateriale dhe makineri për industri të mobiljeve do të ekspozohen 10 mijë copë mobilje.

Siç bëjnë të ditur nga Panairi i Shkupit, ky do të jetë panairi më i madh i mobiljeve deri më tani që do të mbajë 11 salla rekorde në panair.


Në panair do të jetë i pranishëm edhe Klasteri i industrisë së drurit nga Kosova me tre prodhues të mobiljeve, ndërsa do të ketë edhe kompani nga Serbia, Kroacia, Italia, Bosnja e Hercegovina. Secila prej kompanive do të mbajë promovime dhe prezantime të saj dhe do të ketë ulje të mëdha.

Panairi për vizitorët do të jetë i hapur çdo ditë deri të dielën, nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

Hyrja në panair do të kushtojë 100 denarë, ndërsa organizatorët presin që këtë vit të tejkalojë numri i zakonshëm prej 50 mijë vizitorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori