LAJMI I FUNDIT:

Sot diell dhe vranësira, të dielën më freskët

Sot diell dhe vranësira, të dielën më freskët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.


IHK njofton se të dielën mot kryesisht me diell por më i freskët. Pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gra celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

IHK bën thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë. /Telegrafi/