LAJMI I FUNDIT:

Sony prezanton PlayStation Portable dhe PlayStation Phone?

Sony prezanton PlayStation Portable dhe PlayStation Phone?

Bloomberg ka raportuar se Sony do të zbulojë versionet e reja të pajisjeve PlayStation Portable dhe PlayStation Phone, në Kongresin Botëror Mobil që mbahet në Barcelonë.

Kjo edhe mund të jetë datë zyrtare për lansimin e PSP2, së bashku me pajijsen tjetër, telefonin e mençur Sony Ericsson XPERIA Play, ose siç njihet ndryshe me emrin PlayStation Phone.

Mirëpo, Sony ka refuzuar ta konfirmoj datën e lansimit të këtyre pajisjeve, edhe pse dihet se kjo kompani do të merr pjesë në MWC 2011, dhe aty me siguri se do të prezantojë pajisjet e saj më të reja.

Raportet tjera sugjerojnë se Sony është duke u bërë gati për PlayStation Portable, për të cilin thuhet se do të jetë po aq i fuqishëm sa edhe Sony PlayStation 3, dhe se i njëjti do të dalë në treg në tre-mujorin e fundit të vitit 2011.


Mobile World Congress është njëra ndër ngjarjet kryesore për industrinë e pajisjeve mobile dhe e njëjta mbahet prej 14 deri më 17 shkurt në Barcelonë.

Telegrafi do të ju njoftojë për çdo risi që do të shfaqet edhe gjatë këtij kongresi të rëndësishëm ndërkombëtar. / Telegrafi /