Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot konferencë për media gjatë së cilës janë shpalosur rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjet aktuale që janë trajtuar se fundi nga partitë politike si zgjedhjet e parakohshme
Violeta Haxholli nga KDI ka bërë të ditur se sa i përket pyetjes drejtuar qytetarëve të Kosovës se çfarë presin ata që të përmbajë marrëveshja përfundimtare në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, 61% e tyre kanë deklaruar se presin që kjo marrëveshje të përmbajë njohjen shtetit të Kosovës nga Serbia, 56% anëtarësimin e Kosovës në OKB, 22% shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, 25% autonomi të zgjeruar për serbët e Kosovës.
Në vazhdim qytetarët janë pyetur mbi pranueshmërinë e rezultateve nga kjo marrëveshje. Bazuar në sondazh, Haxholli ka thënë se 97% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se do të pranonin që rezultati i bisedimeve të fazës finale të jetë njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia. Ndërkaq të gjithë qytetarët nga komuniteti shqiptarë e pranojë këtë opsion kurse 91% të komunitetit serb kanë deklaruar se nuk do të pranonin njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.
Kurse Jeta Krasniqi nga KDI potencoi se në pyetjen se kush duhet të udhëheq grupin negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë, 44% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se duhet ta udhëheq Presidenti i Kosovës, 31% e tyre mendojnë se duhet ta udhëheqin liderë nga opozita dhe 25% janë të mendimit se grupin negociator në bisedime me Serbinë duhet ta udhëheq Kryeministri i Kosovës.
Në pyetjen se a mendojnë qytetarët e Kosovës se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do ta largoj përfundimisht ndikimin e Serbisë nga Kosova, Krasniqi ka bërë të ditur se 48% e të anketuarve mendojnë se kjo nuk do të ndodhë me marrëveshjen përfundimtare.
Krasniqi ka theksuar se qytetarët janë pyetur nëse do të votonin në rast se zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme. 45.3% kanë thënë se do të votonin definitivisht, 29.8% ndoshta do të votonin, 6.9% me gjasë nuk do të votonin, 8.8% definitivisht nuk do të votonin, 3.2% kanë deklaruar se nuk e dinë dhe 6.1% kanë refuzuar të kthejnë përgjigje.
Kurse të pyetur se për cilën parti politike do të votonin, vetëm nga votat e deklaruara: 30.8% kanë dhënë se do të votonin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 23% për Partinë Demokratike të Kosovës, 21.2% për Lëvizjen Vetëvendosje, 10.4% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, 6.3% Nisma Socialdemokrate, 2.4% Partia Socialdemokrate, 2% Lista Serbe dhe 4.1% të tjera.
Janë 11.6% e të anketuarve që kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale