LAJMI I FUNDIT:

Sokoli nuk largohet nga Ferizaj

Sokoli nuk largohet nga Ferizaj

Trajneri i KF Ferizaj, Bylbyl Sokoli, ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga skuadra, megjithëse ka potencuar se gjithçka do të vendoset në fund të këtij viti.

“Të gjithë zërat për largim tim janë vetëm spekulime, pasi ende nuk kam vendosur për të ardhmen time”, u shpreh Sokoli për gazetën ‘Epoka e Re’.

“Deri në fund të këtij viti do të vendosi për të ardhmen. Gjasat janë të mëdha që edhe në pranverë të jem trajner i Ferizaj”, shtoi ai për gazetën.

Ferizaj sezonin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e dytë më 28 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/