Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli fa folur për punën e tij te kampioni i shumëfishtë i Kosovës në futboll.
I pari i bankinës së kryeqytetasve duke folur për ueb-faqen zyrtare të klubit, “prishtinafc.com”, tregon detaje rreth punës së tij, angazhimit të ndihmësve, fazës përgatitore, përforcimeve, ndeshjeve kontrolluese, etj.
“Brenda tre-katër ditëve do të përcaktohem për numrin e saktë të trajnerëve ndihmës. Jam vazhdimisht në bisedime me presidentin dhe anëtarët tjerë të bordit dhe së bashku do të përcaktojmë numrin dhe cilët do të jenë ata. Tash për tash, kryesisht këta trajner ndihmës do të jenë brenda klubit”, ka thënë Sokoli.
Përforcimet…
“Pas Qëndrim Sejdiut e Florim Bërbatovcit, pritet të nënshkruajnë edhe Visar Zogiani e mbrojtësi i majtë Fisnik Ramadanaj (Besa e Kavajës). Jemi në bisedime dhe pres që këta futbollistë t’i zëvendësojnë futbollistët që kanë shkuar, si Drilon Berisha, Berat Ahmeti, Kastriot Rexha e Argjend Malaj, kurse është i lënduar dhe në rikuperim e sipër Qëndrim Jahaj”, ka thënë Sokoli.
I kënaqur me grupin e futbollistëve…
“Unë jam i kënaqur me futbollistët që kam, janë një grup që me përkushtim punojnë, por për të vlerësuar është shumë kohë e shkurtër, si për cilësitë e tyre fizike, teknike, sociologjike, janë faktor që na duhet kohë”, tha ai.
Skuadër cilësore për pozitë, futbollist të rinj të grumbulluar…
“Me këta futbollist të ardhur kam besim se krijojmë cilësi, por megjithatë është akoma herët të flitet për ambicie apo për ndonjë pozitë në tabelë, sepse është herët. Futbollistët e rinj do të kenë hapësirë pas një kohe të shkurtër, sepse ekipin e parë do të përbëjmë për ambicie dhe për cilësi e cila do të luftoj për pozitë në tabelë. Përbërja e dytë do të jetë grup-mosha e re dhe jo vetëm nga Prishtina, por futbollistë nga tërë Kosova që janë 16-17 vjeç e cila një pjesë e tyre luajnë nëpër grup-moshat e caktuara të Kombëtares Shqiptare. Pra do të mundohemi t’i afrojmë dhe t’i sjellim në skuadër. Këta kanë një përvojë ndërkombëtare të krijuar dhe është me rëndësi që përvojën e tyre ta sjellin në Prishtinë dhe dalëngadalë të ecin hapave drejt daljes në arenën ndërkombëtare”, theksoi Sokoli.
Grupi akoma është testim…
“Jam duke testuar akoma skuadrën. Kemi pasur testime fizike, psikike dhe sociologjike, por edhe testime taktike dhe niveli i tyre teorik-taktik dhe teknik. Testim i fazës së përgjithshme dhe nuk mund të themi që jemi duke punuar me program të caktuar, por jemi në teste adekuate dhe pasi që t’i grumbullojmë të gjithë futbollistët fillojmë me plan dhe program”, thotë ai.
Ndeshja kontrolluese me KEK-un…
“Ndeshje që kryesisht të njoftohem me cilësitë e futbollistëve që u njoh këtu, të njoftohem me përforcime dhe futbollistët e rinj që janë të angazhuar e që nuk i njoh shumë dhe pastaj të mund të formulojmë një përbërje të mundshme të ardhshme në perspektivë – ky është qëllimi i ndeshjes së parë kontrolluese”, tha Sokoli.
Plan-programi deri në kampionat, përgatitjet në Mavrovë…
“Pas përfundimit të përforcimeve do të caktojmë plan-programin, kemi biseduar me presidentin Ejupi dhe kemi në plan të shkojmë në përgatitje në Mavrovë të Maqedonisë. Kampionati nis herët me 16 gusht dhe nëse nuk shtyhet do të qëndrojmë atje për tetë ditë edhe pse unë preferoj të shkohet dy herë nga gjashtë ditë, kuptohet nëse shtyhet kampionati. Në program kam që t’i zhvillojmë rreth dhjetë ndeshje nëse mbërrijmë, por saktësisht nuk mund të parashikoj, sepse akoma nuk janë përfunduar përforcimet”, përfundoi tekniku prishtinas. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Liria i reagon Vëllaznimit: Pse nuk i quajtët tifozët kriminelë pas ndeshjes së parë, nuk pranojmë standarde te dyfishta

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë