LAJMI I FUNDIT:

Sokoli arrin marrëveshje me Prishtinën?

Sokoli arrin marrëveshje me Prishtinën?

Bylbyl Sokoli, pritet që shumë shpejt të emërohet trajner i Prishtinës.

Atë e ndajnë vetëm disa detaje. Kështu bënë të ditur një burim i klubit kryeqytetas për gazetën Arena.

“Bylbyl Sokoli thuajse ka arritur marrëveshje me Prishtinën. Atë tashmë vetëm detajet e ndajnë të nënshkruaj kontratë me prishtinasit”, bëri të ditur burimi i gazetës pranë kryeqytetasve. Sezonin e kaluar pas dorëheqjes së Afrim Toverlanit, prishtinasit i udhëhoqi trajneri Suad Keçi.

Prishtina sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e dytë duke grumbulluar 57 pikë. Të kujtojmë që Prishtina, sezonin që lamë pas nuk arriti të fitoj ndonjë trofe duke u eliminuar fillimisht në Kupën e Kosovës, e më pas humbi edhe titullin e kampionit. /Telegrafi/